• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Protesta e 6 dhjetorit ka qëllime dashakeqëse, e njohin shumë mirë dy vende të mëdha se kush është Berisha

by
30/11/2022 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi, ka komentuar zhvillimet politike në vend. Në një prononcim për gazetën “SOT” i pyetur lidhur me protestën që do të mbahej në 6 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë, por që policia nuk i ka dhënë leje, ai u shpreh se për të ajo protestë ka qëllime dashakeqëse. Klosi  deklaroi se Berishën ata e njohin, sepse ai ka bërë me qindra manifestime kundër qeverisë të cilat janë pasqyruar edhe në mediat e huaja.

“Për mua është  dashakeqëse kjo që do të bëjë. Shqipërisë po i vjen ky rast i mirë që për një apo dy dit të mbledh udhëheqësit e  Evropës, në të cilën ne synojmë që të futemi. Berishën ata e njohin, sepse ai ka bërë me qindra manifestime kundër qeverisë dhe i kanë dhënë edhe  mediat e huaja. Zgjedhja e kësaj dite ishte, pasi ai e mori vesh që do të vinin ata në datën  6 dhe zgjedhja  e kësaj date është dashakeqëse.

Unë nuk çuditem sepse atë e njohin të gjithë shqiptarët, por ai me këtë  po i vë vulën që është antikombëtar, ai nuk do të thotë ndonjë gjë të re edhe sikur ta bënte atë protestë. Ata e njohin situatën në Shqipëri, e dinë dy vende  të mëdha kush është Berisha sepse e kanë shpallur non grata. Ai është larguar nga politika që në 2013 praktikisht 9 vite dhe ai do të tregojë se kur bëhen pa të ai është kundërshtar”, tha ai.

I pyetur mbi rëndësinë e samitit të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë ku do të jenë të pranishëm liderët e Evropës, ai tha se është shumë e rëndësishme për vendin.

“Është normalisht shumë e rëndësishme sepse mund të kishin zgjedhur një qytet tjetër, por që zgjodhën Tiranën, dhe ne këtë duhet ta konsiderojmë  si një  nderë që na bëhet. Është hera e parë në historinë e një vendit që mblidhen lider të Ballkanit në një qytet që diskutohet për hallet e rajonit, por sidomos për Shqipërinë. Ata nuk e kanë hedhur në short ku do bëhet takimi, besoj se ka pasur  kritere për vendin ku do të bëhet ky takim”, tha ai.

Klosi: Atyre që nuk u ka dalë emri deri tani, i tremben hapjes së dosjeve

Ndërkohë, më 2 dhjetor hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për autoritetin e dosjeve, i pyetur nëse mendon se kjo nismë  do të shkoj deri në fund, Klosi tha se ata të cilët e nisën beson se do ta çojnë deri në fund. Sipas tij, ka mbi 20 që diskutohet për dosjet nëse do të hapen ose jo.

“Ata që e kanë nisur besoj  që duan që ta çojnë deri në fund. Dosjet kanë 20 vite që diskutohet nëse do hapen ose jo, por unë nuk besoj se ka ndonjë impakt të madh në heton e vendit. Për mua janë histori para 30 vitesh, sepse u bënë 30 vite që ai sistem që kishte sigurimin e shtetit nuk është  më se nuk besoj se ka më interes për ta kthyer atë kohë për të parë se kush ka pasur dosje”, tha ai.

Ndër të tjera, teksa u pyet nëse mendon se ka persona të cilët janë të frikësuar nga hapja  e dosjeve, ai tha se mund të tremben ata që kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit dhe mbase deri më tani nuk u ka dal emri.

“Besoj se ka që tremben. Edhe unë jam kundër sepse miratimi është e qartë pse u bë, normal mund të tremben ata që kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit dhe mbase deri më tani nuk u ka dal emri. 30 vite pasi kemi një sistem tjetër politik këta kujtohen tani. Sigurimi kishte detyrat e veta dhe  nuk është faji i njerëzve që ata që ishin bashkëpunëtor”, tha ai.

/e.d

Next Post
Zbardhet dosja hetimore/ Dy metodat që përdorën iranianët për të hyrë në sistemet online

Zbardhet dosja hetimore/ Dy metodat që përdorën iranianët për të hyrë në sistemet online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In