Klosi optimist në Vlorë: E megjithatë, ia dolëm të ishim destinacion i hapur turistik!

Uy

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është gjendur në një takim me operatorit Turistik të Vlorës ,ku kanë qën të pranishëm kreu i Bashkisë, prefekti dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Ky takim ka ardhur në prag të fundit të sezonit turistik në Vlorë, i pari në histori në kushte pandemie.

Ministri është shprehur përpara operatorëve ‘’Pavarësisht sezonit të vështirë turistik, ne ia dolëm të ishim një destinacion i hapur.’’

Sipas Klosit rregullat ndikuan pozitivisht që të ishim ndër vendet e rajonit që pritëm turistë.

‘’Erdhën çartera me turistë, gjë e cila nuk ishte në asnjë vënd të europës.’’- tha ai.

Ministri u shpreh se ‘’Vlora dëshmoi që edhe pse ishte vit i tmerrshëm ,vazhdoi investoi në struktura hoteliere.Në Vlorë dhe gjithë bregun u hapën hotele duke bër që të fitojmë  mbi situatën ndërsa turizmi i dha energji ekonomisë shqiptare.’’.

Në fund të aktivitetit për disa prej operatorëve turistikë u shpërndan dhe çertifikatat përkatëse. Klosi në një intervistë për News 24 u shpreh se tashmë do të nisë përgatitja e sezonit të ardhshëm duke nisur që nga fuqia punëtore duke kërkuar rritjen e numrit të të rinjve të specializuar në sektorët e turizmit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com