• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Opozita e shkrehur zor se merr ndonjë bashki. Rama s’po bën fushatë me turin nëpër Shqipëri

by Java News
09/11/2022 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama prej ditësh tashmë ka nisur një tur takimesh me qytetarët nëpër bashkitë e vendit. Megjithatë, për Blendi Klosin ky nuk është një tur i parakohshëm elektoral. I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, deputeti socialist u shpreh se kryesocialisti Edi Rama është i pari në atë parti që nuk pushon asnjëherë.

Sipas tij, Rama po bën politikë, por jo në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Për Klosin opozita zor se mund të quhet një “rrezik” serioz për garën pasi, shton ai, “vështirë se mund të marrë bashki të qenësishme.”

“Kam që nga 2005 që jam sekretar i kësaj partie dhe kemi shkuar kudo, diskutojmë debatojnë. Sot jemi në të njëjtin profil në tokë. Nuk jemi në fushatë, jemi në një dialog të madh me qytetarët edhe në kuadër të projekt buxhetit. Rama padyshim qe del për të bërë politikë.

Jemi në një fushatë të pandërprerë për të takuar njerëzit, për të dialoguar me ta. PS është e fortë edhe fiton sepse punon. Ky parlament i boshatisur sot është fakt i situatës. Ne besimin e testuam para një viti. Një vit më parë u testuam, do testohemi prapë më 14 maj. Siç e pashë sot opozitën, është një opozitë e shkrehur që vështirë se mund të marrë bashki të qenësishme.”

Ndërsa, duke u kthyer te çështjet e ditës, ndërsa komentonte deklaratat e bëra nga ambasadori britanik Alastair King Smith i cili u shpreh se emigrantët shqiptarë meritojnë respekt, Klosi qartësoi se raportet e vendit tonë me qeverinë britanike nuk kanë ndryshuar.

“Ka qytetarë që janë larguar, ka edhe nga ata që janë kthyer…Ajo që kërkojmë të gjithë është se fakti që ka disa që kanë kryer vepra penale, të godasë të gjithë komunitetin. La Manshi është një ofertë e re punësimi në Britani të Madhe. Në Shqipëri që në vitet ‘90 kanë ikur dhe do të vijojnë të ikin. Kjo ndodh edhe vetë në Britani apo në vende të mëdha. Po të kishim lëvizjen e lirë si në BE, shkojnë vinë, s’ka më valë emigrantësh.”

Kurse, i pyetur për fjalorin e përdorur nga kreu i qeverisë Rama në seancën e sotme plenare, deputeti socialist u shpreh se në asnjë rast, kryesocialisti nuk e kaloi etikën.

“Ka pasur debate shumë herë më të fortë. Rama ka një fjalor super të kontrolluar për të mos kaluar jashtë etikës.” /m.j

Next Post
“Vetëm në një vend e ka mendjen”/ Kryemadhi-Ramës: Sa herë zihet ngushtë për inceneratorët, “mbreti” thotë se…

"Vetëm në një vend e ka mendjen”/ Kryemadhi-Ramës: Sa herë zihet ngushtë për inceneratorët, “mbreti” thotë se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In