• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi nga Saranda: Duhet përpjekje e përbashkët për të rritur turizmin

by Java News
23/04/2019 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijojnë takimet me Task Forcat e bregdetit në të gjitha bashkitë nga veriu në jug, me qëllim garantimin e një sezoni veror më të sigurtë dhe cilësor. Pas Velipojës, ministri Klosi u ndal në Sarandë, me Task Forcën e përbërë nga prefekti, strukturat e mjedisit dhe aktorë lokalë, në zbatim të vendimit të ri të qeverisë për “Stacionet e Plazhit”, i cili shton detyrimet ligjore në kontratat me operatorët privatë, për të siguruar me kushte konkrete jetën e qytetarëve, higjienën, sigurinë ushimore, ndarjen e shezllonëve, si edhe respektimin e orareve, që kufizojnë apo lejojnë muzikën në bregdet. “Ajo që kemi më shumë shqetësim është që viti 2019 mund të jetë me të njëjtat shifra si 2018-a, padyshim mund të ketë edhe më shumë se 218 por kjo nuk do të thotë që ne i kemi zgjidhur problemet kur ne akoma nuk jemi një destinacion turistik.

Jemi në mes të prillit, në Sarandë, në zonën më turistike të vendit ku duam dhe kanë filluar të vijnë turistët e parë, ku duam dhe presim që të ketë kontrata që të fillojnë të paktën nga fillimi i majit dhe të mbarojnë në fund të teotrit dhe situata është realisht me shumë probleme përsa i përket pastërtisë, përsa i përket rregullave për të qenë një destinacion, me shumë probleme përsa i përket rregullave të menaxhimit të stacioneve të plazhit”, tha ministri Klosi. Një nga shembujt që e dëshmon këtë, sipas ministrit, është situata në Syrin e Kaltër, ku megjithëse ka nisur puna për pastrimin dhe rehabilitimin e territorit, jemi ende shumë larg zhvillimit të turizmit elitar. “Në qoftë se nuk është kjo përpjekje e përbashkët me bashkitë dhe me ju tur operatorët e Sarandës, kjo është përpjekje e dështuar. Pra, duhet ti ndajmë që tani problematikat që kanë të bëjnë me menaxhimin e sezonit turistik duke kërkuar që të bëjmë këtë task forcë në mënyrë urgjente. Prandaj e bëmë këtë vendim të ri të Këshillit të ministrave, i cili kërkon që të zgjidhë një sërë problematikash, por e para problematikë është ndarja e plazheve, në zbatim të këtij vendimi.

Ruajtësi i plazhit është një element shumë i rëndësishëm për jetën e njerëzve, për të shtuar sigurinë në sezonin turistik. Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar se këto kontrata nuk mund të lidhen nëse nuk kanë dëshmi, që operatorët kanë zgjidhur problemin e ruajtësve të plazhit”, tha ministri Klosi. Sipas tij, një tjetër problematikë, që duhet eliminuar këtë sezon të ri veror është edhe ndotja akustike. “Muzika shumë e lartë dëmton shumë turizmin në qytete si Saranda. Vjet patëm në qarkun eVlorës dy shembuj shumë pozitivë;l një ishte vendimi i këshillit bashkiak të bashkisë Himarë e cila përcaktoi ashtu sic duhej zonat se ku lejohej muzika dhe ku ishin zonat e kufizuara. Kishim po ashtu edhe shembullin shumë të mirë të bahskisë së Vlorës ku lënia në zonën e Lungomares, çdo të premte për muzikë non stop i dha shumë jetë fundjavës në Vlorë dhe shtoi biznesin e asaj zone.

Kjo gjë kërkohet edhe sot, që bashkitë nëpërmjet këshillave bashkiakë të përcaktojnë zonën ku lejohet muzika, ku operatorët duhet të kenë muzikë me orar dhe ku pa kufizim”, theksoi ministri Klosi, i cili në përfundim shtoi se zbatimi i këtij vendimi të ri, në thelb kërkon të kemi rregulla të qarta, dakordësi me komunitetin, por edhe që komuniteti të pranojë detyrimet, siç janë edhe: Sigurimi i higjenës, i tualeteve publike, koshave të mbeturinave, për pastërti dhe cilësi në shërbime.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Mërkurë 24 Prill 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In