• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Në gusht erdhën në Shqipëri 1.5 mln turistë

by A R
29/08/2018 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ishte i ftuar në studion e Report TV në kuadër të sezonit turistik. Ai u ndal te cilësia e plazheve dhe numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë këtë sezon. Duke u ndalur te muaji gusht, Klosi theksoi se deri tani vendin tonë e kanë vizituar 1.3 milionë turistë, ndërsa deri në fund të muajit shifra parashikohet që të shkojë në 1.5 duke iu referuar fluksit, 20% më shumë se në 2017 për gushtin.

Bazuar te prenotimet, ai tha se edhe shtatori me tetorin do të jenë muaj të ngarkuar. Ministri vlerësoi se shqiptarët e Kosovës vijojnë që të jenë besnikë, ndërsa deri tani llogariten se kanë hyrë mbi 56 mijë nordikë.

Duke u ndalur te pastërtia, ai tha se ka ende shumë për të bërë, ndërsa referuar rasteve të mbytjeve, ministri theksoi se janë shumë herë më pak se vitin e kaluar, ndërsa për sezonin tjetër do të ndryshojë gjendja.

Si po ecën sezoni turistik?
Ka një rritje krahasuar me një vit më parë, gushti ka shtuar numrin e turistëve të huaj, 1.3 milionë turistë të huaj të regjistruar në TIMS deri tani. Mund të shkojë deri në 1.4 milionë, duke e çuar deri në 22% më shumë se një vit më parë. Duke shënuar një nga kulmet.

Përfshirë edhe emigrantët?
Jo! Në shifrat e turizmit janë edhe më shumë, por nuk evidentohen pasi janë me pasaporta shqiptare. Turistë konsiderojmë një shtetas të huaj që rri më shumë se 24 orë, kemi hequr numrin e tranzitëve. Ka shtetas nga Kosova, që hyjnë në Morinë dhe dalin në portin e Durrësit, por po të krahasojmë me një vit më parë, krahasuar me një vit më parë kemi rritje me 20%. Vetëm dje kanë hyrë 37.800 shtetas të huaj, në katër ditët e fundit të gushtit presim që kjo shifër të shkojë deri në 1.5 mln turistë.

Keni marrë masa që edhe shtatori…pasi jemi vend i detit dhe rërës…
Turizmi është biznes i vështirë, shiu që ra në korrik e uli pak entuziazmin. Turistët e parë erdhën që në maj, qershor, dhe parashikojmë që edhe shtatori, por edhe tetori do të jetë shumë i mirë, pasi ka shumë prenotime. Në maj u ndiem të papërgatitur për fluksin, shtatori do të jetë më i organizuar. Për vitin tjetër do të doja që të mendojmë që tani. 1.5 mln turistë janë vetëm për muajin gusht që kanë hyrë në Shqipëri. Në gusht janë 20% më shumë turistë.

Ka më pak kosovarë që na frekuentojnë?
Po të gjykosh me rritjen dhe numrin e kosovarëve të hyrë në kufi, pasi është i vetmi indikator, pasi e nxjerr sistemi TIMS. Dhe numri i kosovarëve që hynë në gusht ka qenë shumë pozitiv. Kam qenë në Morinë këtë sezon, por edhe në Kosovë dhe po të gjykojmë shifrat jemi më pozitiv se një vit më parë. Vjet kanë hyrë 1.7 mln kosovarë dhe presim që të jemi me të njëjtat shifrat, por duhet pranuar që ai është trendi. Turizmi kosovar vijon që të jetë më besnik. Nëse kemi një gjë që nuk është pjesë e debatit është bregdeti, pasi është i të gjithë shqiptarëve. Ka ndryshuar, hapja e ofertës turistike, që nga kufiri i Malit të Zi, deri në plazhin e fundit në kufi me Greqinë është hapur sezoni, nuk ka një vend që të quhet i virgjër, oferta është e plotë në të gjithë bregdetin.

Kush janë turistët që po na vizitojnë për herë të parë?
Ky është një nga ato debatet që bëjmë brenda vetes sonë për të orientuar më mirë. Shifrat janë të larta. 56 mijë nordikë kanë ardhur deri tani, polakë, por kemi rritje edhe të italianëve dhe zviceranëve.

Sa është punuar për të minimizuar mbytjet?
Sot ishte një lajm që një i moshuar rumun humbi jetën, por jo se u mbyt. Kur mendon se në gusht janë 1.5 mln turistë pa dyshim do të ketë edhe jetë të humbura, ky është një problem. Por nuk janë 16 të mbytur, por 12-13, disa janë me infarkte, të moshuar, por jo se janë mbytur. Jemi te 1/3 më pak nga një vit më parë. Në zonën bregdetare janë mbi 200 kulla, do të ndryshojmë edhe ligjin, do të punojmë që në shtator me federatën e ruajtjes së plazheve për të trajtuar më shumë. Në krahasim me vjet jemi ne një situatë të mirë, por nuk është më e mira.

Ndalemi te pastërtia….
Kemi akoma shumë probleme, por nuk rri pa vlerësuar një super pastrim në plazhe dhe lumenj. Mund të gjendet diku një gjë ka nevojë për t’u pastruar, por vend depozitime mbetjesh në vijën bregdetare nuk ka. Bashkitë vijojnë që të kenë shtretërit e lumenjve si landfille. Duhet të ndryshojmë mentalitetin nëse presim që të kemi një shoqëri që pret turistë, cdo gjë fillon nga pastërtia. Bashkitë bregdetare, që janë 12, shto edhe Pogradecin 13, kanë nevojë për një politikë më agresive për mbetjet.

A është punuar si duhet me aktivitetet kulturore, panairet, ushqimet…?
Ka pasur një pasqyrim korret edhe te TV juaj. Ky ka qenë sezoni më i pasur me aktivitete kulturore. Koncertet, aktivitetet për fëmijë, kinema, kemi shtuar festën e kulinarisë duke bërë panaire nga Dhërmiu deri në Velipojë. Kemi organizuar disa aktivitete.

Çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të jetë e frekuentuar gjatë gjithë vitit, edhe te turizmi malor?
Turizmi malor është një nga katër polet, ne jemi unikalë kemi pasuri që nuk e ka rajoni. Jo vetëm bregdeti, por edhe alpet, që nuk i ka kush në rajon.

I promovojmë dot?
Kemi shumë mundësi që të bëjmë turizmin malor. Kemi shumë cfarë ofrojmë. Ne kemi një gjë në dorë, që ta lëmë të bukurën sikur e ka bërë Zoti, ne duhet të zhvillojmë hotelerinë. Vitin tjetër sezonin turistik do e hapim në Bjeshkët e Kosovës për të kuptuar që të dyja anët kanë shumë për të ofruar në turizmin malor. Malet shqiptare janë plot me të huaj…

/b.d

Next Post
Analiza e KE/ Autostradat me PPP kosto mbi parashikimet, fizibilitet i ulët

Forcohet sërish Euro, pëson rritje krahasuar me qershorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In