• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi inspekton gjendjen e KEMP-it në Fier: Zgjidhim situatën emergjente

by
09/06/2015 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, ka inspektuar sot në terren punën që po kryhet për të zgjidhur situatën e krijuar me diagnostikimin dhe komisionimin e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Fierit. Ai ka qenë i pranishëm në Poliklinikën e këtij qyteti, ku janë ngritur dhe po funksionojnë grupe të posaçme pune me mjekë dhe punonjës të shërbimit të ardhur nga Tirana, për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar brenda kësaj jave.

Pasi është interesuar në lidhje me punën e zhvilluar deri më tani dhe vështirësitë e hasura në menaxhimin e kësaj situate, ministri Klosi ka siguruar për mediat vullnetin e plotë të MMSR-së për t’i dhënë një zgjidhje të shpejtë situatës së krijuar, në mënyrë që të gjithë personat me aftësi të kufizuara të mund të marrin atë që u takon sipas ligjit. “Shikojmë që situata është e rënduar, por mjekët e ardhur nga Tirana po e ndjekin me shumë përparësi dhe në ditën e djeshme dhe në ditën e sotme situata ka marrë zgjidhje. Shumë shpejt do mbarojë faza e parë e njerëzve që kërkojnë ndihmën ekonomike nga shteti”, – tha ministri Klosi duke folur për mediat lokale nga qyteti i Fierit.

Klosi ka evidentuar gjithashtu se ndër problemet që janë evidentuar në këtë qytet kanë qenë ato që kanë të bëjnë me rivlerësimin e dosjeve dhe menaxhimin e stafeve përkatëse. “Këto janë disa veprime emergjente për të kuptuar që kush e meriton, ta marrë ndihmën në masën maksimale, por edhe abuzuesit të dalin nga skema e ndihmës ekonomike”, – u shpreh ministri.

Por ministri Klosi ka theksuar se për zgjidhjen e emergjencës së krijuar në qytetin e Fierit, MMSR do të punojë për të riparë të gjitha kriteret e përfitimit të KEMP-it. “Ajo që ndjejmë edhe nga takimi në terren me këtë grup njerëzish kuptohet që nuk ka vetëm probleme administrative, por ka ardhur koha që shumë shpejt të rishikohen të gjitha kriteret e njerëzve që përfitojnë këtë ndihmë nga shteti shqiptar dhe për këtë arsye, brenda muajit ne do të mbyllim rivlerësimin e kritereve që përcaktojnë KEMP-in dhe po ashtu do duhet të rishikohet e gjithë skema e mënyrës së vlerësimit”, – shtoi ministri Klosi.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se një ndërhyrje tjetër e nevojshme në këtë drejtim është edhe informatizimi i të gjitha të dhënave dhe personave që përfitojnë ndihmë ekonomike si individë me aftësi të kufizuara. “Një nga prioritetet e punës së institucionit përkatës do të jetë krijimi i bazës së të dhënave për këta pacientë”, – tha z. Klosi.

Me urdhër të Kryeministrit, për të kompletuar numrin e pamjaftueshëm të mjekëve të cilët kryenin këtë proces deri më sot, prej ditës së djeshme janë shtuar 12 mjekë të specialiteteve dhe 3 punonjës të shërbimit social shtetëror, të cilët po punojnë në mënyrë të pandërprerë për një periudhë 1-javore nga data 8 qershor deri më datë 15 qershor 2015, për të zgjidhur situatën në Qarkun e  Fierit. Po ashtu, me vendim të Këshillit të Ministrave, për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë situatës së personave me aftësi të kufizuara në shkallë vendi, që përballen me afate të tejzgjatura të pritjes për t’u ankimuar e rivlerësuar në KEMPE Eprore, do të krijohen edhe 3 KEMP-e Eprore shtesë.

Next Post

Balla-Shkëlzen Berishës: Ja ku i ke marrë 300 mijë euro, nga gjyqtari bashkëfshatar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In