• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Klosi e Soreca inagurojnë qendrën e re të vizitorëve në Parkun Kombëtar të malit të Dajtit

by Java News
25/03/2019 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inaugurohet qendra e vizitorëve në Parkun Kombëtar të malit të Dajtit, e shtata e ndërtuar në zonat e mbrojtura dhe e treta e financuar nga Bashkimi Europian. “Është një nga ato pikat, të cilat mund të shënojnë ndryshimin e historisë në këtë park.

Pra, si një pikë që ofron jo vetëm informacion për parkun, por më shumë se kaq do të jetë një pikë ndërlidhëse me shumë aktivitete të tjera që duhet të zhvillohen në këtë zonë, mund të bëjë që shumë më shumë njerëz të vizitojnë parkun, të kenë mundësinë të argëtohen në parkun kombëtar të Dajtit, po edhe për familjarët të cilët mund të vijnë lehtësisht tashmë nëpërmjet teleferikut të kenë mundësinë që në park të mos shijojnë vetëm pamjen e bukur, por të kenë mundësi të bëjnë një xhiro me bicikletë, që nëpërmjet guidave profesionale të bëjnë një ecje në mal, të kenë mundësi që të kuptojnë të gjithë natyrën madhështore që ka mali i Dajtit”, tha ministri Klosi. Për ministrin, me rëndësi është veçanërisht pjesëmarrja e të rinjve, për të qenë pjesë e edukimit mjedisor, për të mbajtur parkun pastër, për të kultivuar dashurinë për mjedisin dhe vlerat natyrore që ka parku i Dajtit për turizëm.

“Dua të falenderoj personalisht, ambasadorin e BE-së, z. Soreca, por edhe stafin e tij për një punë të detajuar, një investim relativisht modest, por që prodhon një pol kaq të rëndësishëm turistik, por po ashtu të dëshmojë para jush që ne tashmë jemi në një fazë të avancuar të projektit disamilionë eurosh që do të investojmë në strukturat turistike në të gjithë vendin duke krijuar infrastrukturë më të mirë, hapësira më të shfrytëzuara nga pikëpamja turistike, por edhe duke zhvilluar strategji të vërteta zhvillimi turistike në polet më të rëndësishme të turizmit shqiptar”, u shpreh ministri Klosi. Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca vlerësoi rëndësinë e investimeve të tilla në zona me përparësi zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.

“Ne mund të shohim Tiranën prej këtu, dhe kjo qendër shërben si një urë komunikimi dhe bashkëpunimi mes Tiranës, komunitetit këtu, parkut dhe qytetarëve të Tiranës, që janë me fat që kanë një park kaq afër tyre. Sot hapim një qendër tjetër dhe është një hap tjetër i vogël për krijimin e një rrjeti të tillë në Shqipëri. Ne shpresojmë që shqipëria t’i bashkohet shpejt Natura 2000, pra për ne është e rëndësishme që të krijohen qendra të tilla, por është akoma edhe më e rëndësishme që të zbatohet ligji dhe për këtë i uroj edhe rangersat që janë këtu të cilët duhet të vënë në zbatim dhe rregullat për mbrojtjen e mjedisit”, tha ambasadori Soreca.

g.kosovari

Next Post
Frika nga drejtësia ka bërë bashkë “bishat” kundër demokracisë

A mund të shpërblehet me votë iracionaliteti dhe destruktiviteti?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In