• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Dosjet janë eliminuar, të gjithë kanë futur duart

by Java News
18/11/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaron se procesi i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, pavarësisht misterit që rrethon këtë çështje, nuk do të prodhojë asnjë surprizë. Gjatë një interviste për Shqiptaren.com,

Klosi pohon se hapja e dosjeve nuk do të prekë politikanë të nivelit të lartë, për shkak se një pjesë e rëndësishme të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit janë zhdukur gjatë viteve ’96-’97.

Klosi theksoi se dosjet për agjitacion-propagandë dhe tentativë arratisje, në përgjithësi, janë eliminuar, në kohën kur ndryshoi Kodi Penal. Po ashtu, Klosi shton se në dosjet e politikanëve të gjithë kanë futur duart më vonë.

Klosi shpreson që ky proces të depolitizojë dhe të mbyllë debatin për dosjet, ndërsa shprehet i bindur se hapja e dosjeve nuk do të provokojë kurrsesi trazira sociale.

-Z. Klosi, një vit e gjysmë pas miratimit të ligjit, Parlamenti ka finalizuar procesin e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, duke ngritur komisionin përgjegjës. Cilat janë pritshmërinë tuaja për këtë proces të veshur me mister, pseudonime dhe thashetheme? A do të ketë surpriza?

Unë pres nga ky proces që të qetësohen njerëzit dhe të mbyllet një debat i gjatë. Meqenëse nuk do të prodhojë ndonjë gjë të madhe, të paktën ashtu siç është hartuar ligji, pasi kanë kopjuar ligjin gjerman, pra po të jetë ky ligj, nuk do të ketë asnjë problem, por të pranohet që në Shqipëri u hapën dosjet. Unë pres që të depolitizohet problemi, pasi deri më tani është politizuar rëndë.

Kjo është, si të thuash, pritshmëria ime. Procesi do të dalë nga interesi politik. Të kthehet në proces teknik. Do zbatohen rregullat që janë. Ata që mendojnë se janë përgjuar dhe spiunuar, nëse kanë interes, do ta shikojnë. Asgjë tjetër. Shpresoj që pas zbatimit të këtij ligji të mos flitet më për dosjet. Askush të mos ketë më të drejtë dhe bazë për të bërë hamendësime dhe për të ngritur dyshime.

-Megjithatë hapja e dosjeve, në vend të mbylljes së një kapitulli, po provokon një debat dhe konflikt të ri politik. Opozita pretendon se është përjashtuar nga komisioni. Këtu i referohem disa shqetësimeve të ngritura nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha…

Berisha dhe Basha gallatë kanë bërë me këtë popull. Thirrje të tilla kanë bërë gjithnjë, absurde, për konsum politik. Nga eksperienca ime, nuk i kam marrë asnjëherë seriozisht. Janë jashtë loje. Ata thonë atë që mendojnë se ju shërben, nuk thonë kurrë të vërtetën. Berisha nuk shqetësohet fare. Thjeshtë ia do puna. Bën sikur shqetësohet.

-Si qëndron e vërteta e eliminimit të dosjeve të ish-Sigurimit në periudha të caktuara të tranzicionit?
Dosjet për agjitacion-propagandë dhe tentativë arratisje, në përgjithësi, janë eliminuar. Janë zhdukur në kohën kur ndryshoi Kodi Penal, pra kur u dekriminalizuan si vepra penale. Pra, janë zhdukur në përgjithësi, nuk po e cilësoj vetëm të politikanëve apo njerëzve të thjeshtë.

-Më vonë, flas gjatë trazirave të ’96-‘97, a mund të jenë eliminuar edhe dosjet e politikanëve?
Më vonë, duart i kanë futur të gjithë. Prandaj nuk e quaj ndonjë proces të rëndësishëm që të prodhojë surpriza. Thjeshtë shpresoj që ky problem të mbyllet dhe të mos shfrytëzohet më nga politika. Nuk do prekë figura politike.

Figurat politike kanë kaluar në dy komisione të mëparshme. Ka qenë komisioni “Bezhani”, ka qenë komisioni “Mezini”. Çfarë figurash do prekë ky proces?! Nuk ka për të ndodhur gjë. Tani një pjesë e politikanëve janë shumë të rinj, për të qenë të prekur nga ligji i për hapjen e dosjeve. Kanë kaluar 25 vjet. Ka më shumë vlera historike.

-A mund të krijojë trazira sociale dhe të provokojë hakmarrje hapja e dosjeve, pra në nivelin e qytetarëve të zakonshëm?
Absolutisht, mendoj, që jo. Është tymnajë për interesa të politikës, herë të njërës palë dhe herë të palës tjetër. Janë lodra politike. Në Gjermani ishte shumë më e rëndë situata se këtu, por nuk ndodhi asgjë. Ishin dy shtetet. Nuk mendoj se do të ketë trazira sociale për këtë punë. Me duket qesharake.

Në Gjermani, kur bashkëpunëtori kishte shpifur, i dënuari hapte proces gjyqësor dhe e dënonte për shpifjen. Ka pasur një diskutim lidhur vetëm me datën. Është vendosur data e fillimit 1944 deri më 8 dhjetor 1990 kur u krijua Partia Demokratike. Duhet të ishte lënë deri në Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar.

Dosjet, kërkesa për informim
1. Personat e interesuar paraqesin kërkesë pranë Autoritetit për t’u informuar për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

2. Kërkesa për të marrë informacion për dokumentin, për shqyrtimin apo marrjen e tij në dorëzim bëhet me shkrim.

3. Kërkuesi, së bashku me kërkesën, paraqet edhe kopje të kartës së identitetit dhe, në rastin e një përfaqësuesi me prokurë të posaçme, edhe prokurën përkatëse.

4. Kur kërkuesi çmon se kërkesa e tij duhet të trajtohet me përparësi, ai argumenton nevojën dhe urgjencën në kërkesë. Autoriteti pranon se ndodhet përpara nevojës urgjente, kur informacioni i kërkuar nevojitet për qëllime rehabilitimi, dëmshpërblimi, shmangieje të cenimit të jetës private apo të dëmit moral ose vërtetimin e faktit të mosbashkëpunimit me ish-Sigurimin e Shtetit.

5. Autoriteti i jep informacionet me shkrim, përveçse kur është e nevojshme një formë tjetër e dhënies së informacionit.

ma.me

Next Post
“Do të luftojmë kartelin e drogës…” Basha nuk komenton mbi akuzat e Selamit e Bregut

Basha pas takimit me Ministrin e Jashtëm hungarez: Kërkova mbështetje për negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com