• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi dhe Dako në çelje të sezonit turistik në Gjirin e Lalëzit

by
02/06/2015 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda vitit të parë të mandatit të ardhshëm të bashkisë nisin punimet për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Gjirin e Lalëzit.

Kështu ka deklaruar kreybashkiaku Vangjush Dako gjatë hapjes së sezonit turistik në plazhin e gjirit të Lalëzit. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar se “jo më kot zgjodhëm ta hapim sezonin turistik për gjithë Durrësin në këtë vend, pasi ne e shohim zonën e Ishmit dhe plazhet e gjirit të Lalëzit si një zonë model të zhvillimit të turizmit, e cila më pas do të aplikohet në gjithë vendin”. DSC_1387

Dako tha para banorëve të zonës së Ishmit se: “brenda vitit të parë të mandatit të ardhshëm fillojnë punimet për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Ai do të jetë shumë shpejt funksional dhe do të garantojë pastërtinë e plazheve dhe ujit të detit në këtë zonë. Sot në Durrës ne nuk kemi më ujëra të zeza që derdhen në det, pasi me anë të kolektorit kryesor të gjtiha ujërat e zeza përgjatë zonës turistike dhe të banuar shkojnë dhe pastrohen në impiantin e ndërtuar në Shënavlash. Pikërisht këtë model do aplikojmë edhe këtu në Ishëm”.

DSC_1227Kandidati Dako e ka cilësuar Ishmin dhe gjirin e Lalëzit potencialin më të madh turistik në vend, i cili gjendet në një distancë prej 30 km nga Tirana, Durrësi dhe aeroporti i Rinasit. Dako shtoi se ne do të zhvillojmë këtë zonë duke ndërtuar struktura të reja turistike si askund tjetër në vend, pasi prioriteti ynë ka qenë dhe mbetet turizmi. Këto investime do të rrisin mirëqënien e banorëve të zonës, duke sjellë punësimin e shumë të rinjve, jo vetëm nga Ishmi, por nga gjithë Shqipëria e Mesme. Dako ka shprehur bindjen e tij para banorëve se kjo zonë nuk do të frekuentohet vetëm nga turistë të rajonit, por edhe nga pushues nga vendeve perëndimore.

Vizionin tonë për zhvillimin e turizmit ne e mbështesim edhe në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj siteve arkeologjike, vijoi më tej kryebashkiaku Dako. “Me mbështetjen e Qeverisë shqiptare, ne po shpërgulim disa familje nga arena e amfiteatrit për të mundësuar gërmime të reja dhe zbulimin e plotë të arenës. DSC_1207

Një tjetër aset i madh i qytetit tonë është edhe muzeu arkeologjik, i cili ka më shumë se një muaj që është hapur dhe vizitohet nga shumë persona. Për të përballuar kërkesën dhe sfidat e kohës në këtë sektor kërkohet punësim i personelit të kualifikuar. Për këtë arsye ne do t’i japim mbështetje arsimit profesional ku të dalin persona të arsimur nga degë që kanë si destinacion turizmin”.

Kryebashkiaku Dako ka deklaruar se në Durrës do të ndërtohen edhe dy vepra arkitektonike, që do të jenë një pikë tërheqëse e mjaft turistëve, por sidomos e studentëve të inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës dhe atyre të arteve për të parë këto modele të rralla të arkitekturës moderne.

DSC_1120Në aktivitetin për hapjen e sezonit turistik ka qenë i pranishëm edhe ministri i emëruar i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Në përshëndetjen e tij Klosi tha se në katër vitet e ardhshme në bashkëpunim me kryebashkiakun Dako do të hapim një shkollë të re që ti shërbejë turizmit.

Klosi shtoi se “Vangjush Dako vjen në këto zgjedhje si kandidat i spikatur dhe me cilësi të perfeksionuara. Në 8 vite ai ka realizuar shumë projekte të rëndësishme për qytetin dhe tani edhe me mbështetjen e kryeministrit Rama do të realizojë të tjera projekte moderne. Me këtë mbështetje dhe përkushtimin e Vangjush Dakos do ta bëjmë plazhin e Durrësit, nga Gjiri i Lalëzit dhe në vazhdim një nga pikat më të forta turistike jo vetëm në Shqipëri po në gjithë rajonin e Mesdheut. ATA

Next Post

Ekskluzive/ Lu "fshikullon" KQZ: Zbatoni dekriminalizimin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In