• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Binjakëzimet e shkollave, mundësi për të hyrë në tregun europian

by A R
12/05/2016 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte sot i pranishëm në ceremoninë e ankorimit në brigjet shqiptare të Durrësit, të Anijes Rhapsody e Grandi Navi Veloci, ku për herë të parë stafi i shërbimit të barit dhe kuzhinës përbëhet nga nxënës shqiptarë të shkollës profesionale “ Hysen Çela” Durrës, të punësuar në këtë anije.

Kjo u bë e mundur falë marrëveshjes së binjakëzimit të kësaj shkolle me Shkollën e Ekonomisë së Detit në Itali. Ministri Klosi falënderoi ambasadën italiane në Tiranë për mbështetjen dhe bashkëpunimin, sikundër edhe qeverinë italiane për kontributin e fuqizimit të arsimit profesional në vend.

“Kjo është një përpjekje që nisëm 9 muaj më parë me Ambasadën Italiane, e cila realisht sot ka dhënë një produkt shumë të mirë. Të rinjtë dhe të rejat e Shkollës së Detit, që ne e quajtëm kështu nga një bashkëpunim që patëm me Shkollën e Ekonomisë së Detit në Itali, tashmë janë punonjës pranë një ndërmarrjeje shumë të madhe, që është ky traget”, tha Klosi.

Klosi 1Nga ky aktivitet, ministri Klosi bëri me dije edhe binjakëzimin e disa shkollave të tjera profesionale shqiptare, me shkollat më të mira italiane. Shkolla e mesme profesionale e Cërrikut do të binjakëzohet me shkollën prestigjioze të Ferrarrës në Itali. Shkolla e mesme profesionale e Fierit dhe e Lushnjës gjithashtu janë tashmë pjesë e projekteve të Cooperazione Italia, sikundër edhe shkolla Arben Broci në Shkodër, falë mbështetjes së qeverisë italiane do të shndërrohen në shkollë ekselence të megatronit.

“Ajo që kemi nisur është fare e thjeshtë. Të kemi mundësi që shkollat tona të formimit profesional në Shqipëri, duke u binjakëzuar, duke marrë asistencë të drejtpërdrejtë me shkollat simotra në Itali, të kenë mundësi që jo vetëm të prodhojnë punonjës shumë herë më të kualifikuar por dhe punonjës të rinj, të cilët duke patur një çertifikatë profesionale mund të gjejnë mundësinë për të patur një pagë shumë më të lartë”, tha më tej Klosi.

Klosi falënderoi palën italiane, ndërsa theksoi se “kjo është nisja e një projekti të madh të binjakëzimit të shkollave tona me shkollat italiane, që synon krijimin e profesionistëve për tregun shqiptar të punës por edhe atë italian dhe evropian”. (javanews.al / r.a)

Next Post

I kërkoi rritje rroge, kreu i Peshkopisë akuzohet se kërkoi favor seksual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In