• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Berati, potencial si destinacion turistik ballkanik dhe europian

by A R
16/03/2019 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

”Mësuesit dhe nxënësitë e arsimit profesional i japin një energji të madhe turizmit në Berat, pasi janë ata që kanë bërë zgjedhjen e duhur në jetë për të marrë një profesion për të qenë shërbyes të ardhshëm në këto hotele dhe bujtina që Berati ofron. Ne realisht kemi nevojë si në Berat dhe gjithë Shqipërinë të krijojmë një destinacion pse duhet të vijë një turist në Berat, pra ne duhet të bëjmë të gjithë së bashku që turistët të vijnë në Berat e ta zgjedhin atë jo vetëm për një ditë po të kalojnë më shumë se 24 orë këtu”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë takimit me 200 operatorë turistikë në Berat, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Pra, sfida jonë për vitin 2019 dhe për gjithë planet që ne kemi në fushën e turizmit në Berat është krijimi i mundësisë që turistët jo vetëm të vizitojnë Beratin por të shpenzojnë këtu, pra jo vetëm të vizitojnë kalanë dhe zonën historike por të vizitojnë mrekullitë e gjithë zonës përreth malit të Tomorrit, pra të vizitojnë bukurinë natyrore të gjithë këtij qarku”, tha Klosi.

Ai shtoi se, “viti 2018 shënoj një rekord për Beratin ku vetëm në kala zyrtarisht u regjistruan 133 mijë vizitorë, që po të krahasohet me vitin 2017 janë 70 mijë më shumë se një vit më parë ndërsa po të krahasohet me dy vite më parë janë 90 mijë më shumë. Po të krahasojmë me vitin 2013 kur ne morëm pushtetin janë 110 mijë më shumë turistë, ku 23 mijë turistë kanë vizituar kalanë në 2013 dhe 133 mijë zyratisht në 2018. Janë plot investime në Berat ku vetëm gjatë 2018 i shtuan vendit mbi 1 mije shtretër dhe ky është një numër i konsiderueshëm”.

”Berati pa dyshim ka të gjitha mundësitë të jetë një destinacion turistik ballkanik dhe europian dhe nuk ka asnjë guidë që nuk e përfshin Beratin si destinacion turistik, pra Berati nuk mungon në asnjë nga guidat turistike të Ballkanit. Ajo që po ndodh në Tiranë është kryekëput në kundërshtim me atë që ne po bëjmë sot, por historia ka treguar se puna është e para dhe mundi i të rinjve dhe zonjave të këtij qyteti do fitojë padyshim mbi çjerrjet që kanë protestat e Tiranës. Padyshim Berati do shndërrohet në destinacion pavarësisht duan apo s’duan ata që po protestojnë në Tiranë”, përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

/a.rada

Next Post
Hamendje në stinën e protestave

Kryemadhi: Nuk më intereson Lefter Koka, por hallet e popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

January 26, 2026
“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

January 26, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

January 26, 2026
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

January 26, 2026
Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

January 26, 2026
“Pocaqi politike dhe morale”/ Blushi: Endrit Braimllari nuk u përjashtua nga PL, mungojnë para në arkën e partisë

Arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi: U keqtrajtua më keq se Alexei Navalny!

January 26, 2026
Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

January 26, 2026
VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

January 26, 2026
Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In