Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se Mohamed Salah ka pësuar një dëmtim në fitoren kundër Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ishte Salah ai që shënoi golin e parë në fitoren prej 3 me 0 në Anfield Road, transmeton Koha.net. E përveç egjiptianit do të mungojë edhe Henderson për shkak të kartonëve.
“Kemi humbur një lojtar për shkak të lëndimit (Salahun), si dhe kapitenin për shkak të kartonit të verdhë dhe kjo nuk është ndjenjë e mirë. Salah më tha se ndjehet mirë, por duhet të shohim edhe njëherë këtë”, ka thënë Klopp.
Klopp është i kënaqur me ekipin e tij, ndërsa thotë se pjesa e parë ishte pothuajse në perfeksion. Ai thekson se tani ka përfunduar vetëm pjesa e parë e sfidës çerekfinale ndaj Cityt.
“Pjesa e parë ishte afër perfeksionit, por ndeshja e kthimit kërkon edhe më shumë energji. Rezultati nuk ishte ajo çfarë kemi pritur, por duhej të luanim më tepër futboll në pjesën e dytë. Ata nuk patën shumë raste, por ne nuk luajtëm aq shumë futboll. Tani është vetëm pjesa e parë”, ka deklaruar gjermani, përgatiti Koha. (b.an)