Klopp mendon se Leo Messi mund të largohet për 300 milionë euro pa problem nga Barcelona, pas asaj që ndodhi me Neymarin. Pas transferimit të Neymarit në PSG për 222 milionë euro, që u largua nga Barcelona duke paguar klauzolën, Jurgen Klopp beson se futbolli ka ndryshuar, transmeton Gazeta Express.
Jose Mourinho nuk e mohoi ditë më parë se Neymar mund të kushtojë 222 milionë euro, por tha se e keqja tani është se do të ketë më shumë transferime stratosferike, mbi 100 milionë euro.
Derisa tani trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se pas asaj që ndodhi me Neymar, edhe transferimi i Lionel Messit nuk mund të konsiderohet i pamundur.“Është e thjeshtë.
Deri më sot ata që kanë pasur klauzola të larta, janë konsideruar të paarritshëm. Shembull është një listë klauzolat e lojtarëve te Barcelona. Messi 300 milionë. Dikur ke menduar, kush do të paguajë klauzolën? Derisa sot thjesht vetëm po ndodh, çdo gjë ka ndryshuar”, deklaroi Jurgen Klopp. (b.an)