Jurgen Klopp e ka të qartë se kush është pika e dobët e Realit, 3 ditë përpara finales së Champions League që Liverpuli do të luajë kundër madrilenëve. Në një intervistë për “Mirror”, trajneri gjerman tha:
“Të gjithë e shohin qartë: Marcelo është një lojtar i shkëlqyer sulmues, por nuk mbron. Gjithsesi, Reali ka fituar dy kupat e fundit dhe janë sërish në finale. Nuk mund të flasim për pika të dobëta në një skuadër të tillë.
Futbolli nuk është aq i thjeshtë sa të themi se Marcelo do të dalë përpara dhe Salah do të ketë hapësirë më shumë”.Klopp theksoi se Reali ka një veti shumë të mirë: ruan qetësinë edhe në situatat më të vështira.
“Sado mundësi shënimi të kesh kundër tyre, nuk stepen. Janë të akullt. E dinë që do të kenë edhe ata mundësitë e tyre dhe do të shënojnë”, tha trajneri i Liverpulit.Në fund, Klopp deklaroi se skuadra e tij nuk është favorite për vetë faktin se deri tani nuk ka fituar asnjë trofe, përgatiti Express. (b.an)