Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e kupton vendimin e gjyqtarëve për t’i dhënë dy penalti për Tottenhamin në barazimin 2 me 2 në Anfield.
Harry Kane humbi penalltinë e parë, por pak sekonda para fundit u tregua i saktë në të dytën për të çuar rezultatin në 2 me 2.
“Ishin shumë situata për të biseduar për vendimet e gjyqtarëve, andaj mund të flas për to. Nuk e kuptoj asnjërën penalti.
E para ishte pozitë jashtë loje dhe e dyta, e di se çfarë do të thonë gjyqtarët. Ishte një prekje e lehtë.
Por Lamela kërceu mbi të dhe e donte kontaktin e të rrëzohej”, ka thënë Klopp për BBC-në. Në tabelë, Liverpooli është i treti me 51 pikë, ndërsa Tottenhami ka 49 në vendin e pestë, përgatiti Koha. (b.an)