Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, së bashku me lojtarët e kanë shikuar nga afër ndeshjen mes Barcelonës dhe Borussia Monchengladbach.
Jurgen Klopp e ka zgjedhur një mënyrë të mirë që ta harrojë humbjen nga Bournemouth (4:3) në fundjavë.
Ai së bashku me gjysmën e skuadrës ishin në Camp Nou për ta shikuar ndeshjen mes Barcelonës dhe Borussia Monchengladbach, shkruan “Goal.com”, përcjell Express.
Përveç Kloppit, në tribunat e Camp Nou, ishin edhe kapiteni Jordan Henderson, Adam Lallana, Roberto Firmino, James Milner, Lucas Leiva, Simon Mignolet dhe Alberto Moreno, përgatiti “Express”. (b.an)