• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klonimi politik i të rinjëve

by Roland Lami
28/03/2025 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe të hapur nisur ndoshta nga kurioziteti i publikut për ti njohur, ndoshta nga nevoja e partive për të krijuar imazhin në publik se po rinovohen me figura të reja, diku nga nevoja e vet kandidatëve për tu promovuar apo thjeshtë lehtësira e moderatorit për të siguruar të ftuarit e radhës në emision. Pra, arsyet mund të jenë disa por ajo çfarë vlen për tu diskutuar është çfarë realisht sjellin të re këto kandidat të rinjë në moshë?

Gjatë këtyre ditëve ka pasur reagime, postime, shkrime kritike, satirike për cilësinë e diskutimeve të të rinjve që duan të angazhohen në politik. Madje, vështirë të spikasësh ndonjë vlerësim pozitiv apo relativizim gjykimesh nisur nga faktori moshë. Të krijohet përshtypja kur lexon këto shkrime që shkruesit apo komentatorët kanë një arketip ideal të politikanit të ri në mendjen dhe mbi të behet vlerësimi i kandidatëve ose neveria ndaj klasës së vjetër politike i shtyn të besojnë që të rinjtë duhet të jenë medoemos ndryshe.

Në fakt të rinjtë që aspirojnë të përfshihen në politikë nuk mund të jenë ndryshe nga të vjetrit në kontekstin shqiptar për disa arsye. Së pari, kanë vite që ushqehen me legjenda urbane por edhe eksperienca suksesi nga bashkëmoshatar e tyre se me mbështetje politike mund të ecësh në jetë. Politika në mendësinë e shumicës të rinjëve shikohet si i vetmi mekanizëm që të garanton sukses në një vend partitokratik si i yni. Këtë mentalitet e evidenton dhe dtudimi i fundit i FES ku thuhet se mbi 50 % besojnë që mbështetja politike të siguron vend të mirë pune. Kështu që politika shikohet më së shumti si mjet jo si qëllim.Naiviteti i moshës ka kohë që është zëvëndësuar me pragmatizmin e një të rrituri në moshë.

Së dyti, një pjesë që kanë krijuar eksperiencë në forume rinore janë edukuar me modelin vepro pa menduar, poho pa u thelluar, shtiru pa u brengosur dhe shkel mbi të tjerët në këmbim të shkallëve të karierës në strukturat partiake. Cilido që nuk i kalon me sukses këto procese ka kohë që i është mbyllur dera. Individualiteti është vrar që në adoleshencë. Nuk i ka mbetur gjë nga uni i tij / saj, pasi është forcuar koncepti i “tjetrit” i asaj se çfarë të tjerët duan të shohin te ai/ ajo dhe jo çfarë duhet ai/ ajo të manifestoj në përputhje me atë që mendon apo dëshiron.

Së treti, modeli i diskutimeve në televizione ka vite, unë në fakt nuk mbaj mend kur ka qenë ndryshe, që ka në thelb antagonizmin, batutën, imazhin, fjalorthin me 100 fjalë, slloganet, cektësinë dhe konformizmin ndaj liderve politik. Në këtë kuptim të rinjtë si të vjetrit kanë kuptuar se nëse shplasonin një model tjetër komunikimi nga ajo që ka vite që ka edukuar media ku ftohen kanë frikë se nuk ftohen përsëri.Si të vjetrit që bëjnë gjithçka për t’iu përmbajtur këtij modeli komunikimi dhe të rinjtë nuk kanë pse bëjnë më pak.Edhe ata duan të identifikohen në sferën publike të kenë hapësir mediatike.

Së katërti, të rinjë si të vjetrit nuk i flasin elektoratit më së shumti por udheheqjes. Ai përcakton fatin në strukturat partiake dhe në listat shumëemërore. Komunikimi nuk kanalizohet drejtë grupeve sociale apo antarësisë por udhëheqjes për sa kohë demokracia e brendshme partiake nuk funksionon. Nuk shkohet në emision për ti folur bashkëmoshatarëve për tu fituar zemrën por udhëheqjes lartë. Në këtë kuptim, ligjërimi modelohet për ata lartë jo ata poshtë.

Së pesti, partitë politike nuk janë oaze intelektualësh por mediokrish. Në politologji është i njohur fakti që politika thith mediokër me shumicë dhe përjashton teknokrat apo akademik që kanë iluzionin që do të ndryshojnë diçka. Unifikimi me mendimin e masës, ligjërimi i mbështetur mbi çfarë duan të dëgjojnë jo çfarë mendon ti, respektimi i verbër i vendimeve të shumicës brenda strukturave partiake pavarësisht se çfarë qëndrimi ke ti, mungesa e koherencës në ato çfarë thua, adhurimi pa kushte ndaj liderit si dhe transformimi i karakterit deri në pikën që edhe vet nuk e njeh veten janë cilësi të domosdoshme për mbijetesë në politikë por që bien në kundërshtim me formatin e akademikut apo teknokratit.

Së fundmi, kritika me shumë të drejtë që iu adresohet të rinjëve bëhet nga pozita elitiste. Ne kemi iluzionin që politika të na pëlqej neve në radhë të parë por ajo në fakt kanalizohet drejtë masës pasi ajo është shumicë . Ne jemi të dënuar të mos na pëlqej ndërsa masa të ekzaltohet me të. Në këtë kuptim edhe të rinjtë mesa duket ndjekin këtë zakon politik ti flasin masës jo elitës. Dhe mirë bëjnë se aty janë votat.

Kështu që për sa kohë kemi këto struktura që mbahen dhe investohen nga masa edhe sjellja individuale e tillë do jetë. Elitat do vazhdoj të ndjehet e përjashtuar dhe e zhgënjyer ndërsa politika do vazhdoj ti flas masës.

Next Post
Mosnjohja e Kosovës, Presidenti sllovak nga Tirana: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Mosnjohja e Kosovës, Presidenti sllovak nga Tirana: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Bëjnë “xing” me orarin/ Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë

December 27, 2025
Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

December 27, 2025
Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com