Atletja Klodiana Shala humb njeriun e shtrenjtë.
Babai i saj është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në Instagram, ku krahas një fotoje ajo bën edhe një dedikim prekës.
“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime. Babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!”, shkroi ajo.
Mjaft miq të sportistes kanë dërguar ngushëllime.
/a.r