Wladimir Klitschko ka anuluar duelin e tij me Tyson Furyn më 24 tetor, shkaku i një lëndimi të muskujve. Ukrainasi do të mbronte titujt e tij WBA, IBF dhe WBO kundër britanikut, por ka anuluar përballjen ndërsa ka shtuar se këtë e ka parashikuar se do të ndodhte.
“Është paksa qesharake sepse e kam parashikuar se kjo do të ndodhte”, ka shkruar Fury në Tëitter. Klitschko ka thënë për “Bild”-in se i vjen shumë keq, derisa ka postuar një video mesazh në të cilin thotë se është duke punuar shumë në caktimin e një date tjetër për meçin ndaj Furyt.