• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klima/Në Evropë do ketë gjithnjë e më shumë vërshime

by Java News
20/06/2018 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vërshimet do të jenë një dukuri gjithnjë më e shpeshtë në Evropë falë ngrohjes globale. Gjëja më interesante është se kjo do të vlente edhe nëse bota do të mundë ta kufizonte ngritjen e temperaturës në 1.5°C. Kjo është tema e një studimi të ri të publikuar në revistën “Climate”.

 

Autorët e studimit të publikuar kohë më parë i parashikojnë tre skenarë, ngrohjen globale prej +1.5°C deri në +3°C krahasuar me epokën paraindustriale, transmeton koha.net.

Skenari më i keq i rritjes globale të temperaturës parashikon se dëmet e shkaktuara nga vërshimet e lumenjve në Evropë do të dyfishohen. Këto dëme do të kushtojnë rreth 15 miliardë euro në vit, ndërsa numri i njerëzve të prekur nga këto fatkeqësi natyrore do të rritet për madje 86 për qind, pra, do të arrijë në 650 mijë njerëz në vit.

Ky është, pra, skenari më i keq sipas llogaritjeve.Në rastin më të keq të parashikimit të rritjes së temperaturës (për madje 3°C), dëmi do të jetë 145 për qind më i lartë. Ai do të na kushtojë 17 miliardë euro në vit dhe do t’i godasë 780.000 njerëz (pra, rritje prej 123 për qind).

T’ju rikujtojmë, marrëveshja e Parisit për klimën nga viti 2015, i detyron shtetet nënshkruese që rritjen e kufirit global të temperaturës ta kufizojnë nën 2°C në krahasim me epokën para-industriale, që do të thotë në 1.5°C. Vendet nënshkruese u zotuan t’i reduktojnë emetimet e gazrave serrë.

Megjithatë, bazuar në obligimet e marra nga shtetet, planeti është, megjithatë, më afër me rritjen prej +3°C. Edhe rritja prej 1°C është e mjaftueshme për të shkaktuar zvogëlim të akullnajave, ngritjen e nivelit të oqeanit dhe reshje shumë më të mëdha.

Kjo nuk është fare e pazakontë duke marrë parasysh ligjshmërinë që ekziston në natyrë. Është e logjikshme, sepse ajri i ngrohtë në vetvete përmban më shumë lagështi e cila më pas lirohet në formën e dëborës ose shiut.

Për më tepër, urbanizimi është një faktor që i përkeqëson efektet e vërshimeve, dhe ato tani janë katastrofa kryesore natyrore në Evropë, sepse e shkaktojnë dëmin më të madh.

Parashikimet e sakta të ritmit në të cilin po ndodhin ndryshimet klimatike janë çelësi për zvogëlimin e rrezikut të të gjitha këtyre ndryshimeve, na paralajmërojnë ekspertët. Studimi e konfirmoi edhe një herë dyshimin se efektet e ndryshimeve klimatike janë të pamohueshme.

“Rezultatet tona kanë treguar se efektet e mëdha mund të shmangen nëse ngrohja globale kufizohet nën pragun më të ulët. Megjithatë, një rritje e konsiderueshme prej rrezikut të vërshimeve pritet në Evropë madje edhe në rastin e skenarit më optimist, dhe kjo është ngrohja globale prej +1.5°C”, konkluduan autorët e studimit, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Manastirliu jep lajmin e mirë: Nisim ndërtimin e spitalit të ri

Manastirliu jep lajmin e mirë: Nisim ndërtimin e spitalit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In