• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klima e Evropës po përjashton dimrat! Artiku s’ka më temperatura ekstreme

by Java News
07/01/2020 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga fjordet norvegjeze në qytetet ruse, regjistrimi i temperaturave të ngrohta me më pak borë dhe shi kanë shkaktuar vonesa në ardhjen e dimrit Arktik në veriun e largët të Evropës.

Sunndalsora, një qytet i vogël në Norvegjinë perëndimore regjistroi 19 gradë Celsius të enjten e kaluar, një temperaturë që nuk ishte parë kurrë më parë në vendin nordik në këtë periudhë të vitit.

Klima e butë vjen për shkak të erërave të ngrohta të cilat pritet të përshkojnë rajonin përsëri këtë javë, sipas parashikuesve norvegjezë. Ata shtuan megjithatë se këto erëra të ngrohta nuk janë të zakonshme dhe nuk lidhen domosdoshmërish me ndryshimin e klimës. Gjithsesi, temperaturat janë më të larta se normalet.

Në Suedi, temperaturat gjatë ditëve të kaluara janë ngjitur rreth 5C gradë më të larta se normale në jug të vendit skandinav, dhe 10C gradë më të larta në veri.“Më 2 janar tre stacione në Suedinë qendrore raportuan temperaturat e tyre më të larta të janarit që nga viti 1971,” i tha AFP-së, Sverker Hellstrom, klimatolog në institutin meteorologjik suedez.

Në Lapland të Suedisë, pronari i një biznesi me slitë qensh pretendoi se ka qenë një nga dimrat më të ngrohtë në dekada, me lëkundje të mëdha të temperaturave.

Donald Eriksson theksoi se më 7 janar ishte minus 36C gradë por të martën ishte mbi ngrirje në shkallë 1C.“Trendi është i qartë: në 15 vitet e fundit, dhe veçanërisht në 10 vitet e fundit, dimri është shkurtuar mesatarisht me një muaj e gjysmë,” i tha Eriksson AFP me telefon.

Dimrat më të shkurtër

Në Finlandën jugore ku temperaturat në dhjetor ishin 4.5C gradë më të larta se normale, dimri as nuk ka filluar akoma, sipas shërbimit lokal të motit.

Vlerësimet meteorologjike tregojnë se në janar në rajon, nuk do të ketë një dimër të vërtetë, të përcaktuar si numri i ditëve me temperatura nën ngrirje.Oslo, për shembull, ka humbur 21 ditë të dimrit gjatë tre dekadave të fundit, thanë parashikuesit, duke parashikuar se dimrat më të shkurtër do të vazhdojnë.

“Deri në vitin 2050, më shumë se një milion norvegjez do të jetojnë në zona me më pak se një muaj dimri,” tha studiuesi Reidun Gangsto Skaland.

Në zemër të Arktikut, arkipelagu Norvegjez Svalbard po përjeton muajin e tij të 109 të drejtpërdrejtë të temperaturave mbi normalen.

E njëjta situatë në Rusinë fqinje.

Të martën, ajo ishte 0C gradë në Murmansk, qyteti më i madh në botë mbi Rrethin Arktik, që është rreth 6C më i lartë se norma sezonale, tha qendra kombëtare e motit.

Parashikimi për ditën e mërkurë, parashikimi për Shën Petersburg, qyteti i dytë i Rusisë, temperaturat parashikohen 4 gradë, ose 12 gradë më shumë se normalja.

Por verilindja e Rusisë nuk është vetëm. “I gjithë vendi ka regjistruar anomali pozitive” në temperaturë, tha drejtori i shërbimit kombëtar meteorlogjik, Roman Vilfand, për agjencinë e lajmeve Ria Novosti.

Ai tregoi disa pjesë të Siberisë, një nga vendet më të ftohta në botë ku temperaturat kanë arritur në 20C gradë më të larta se normale. (lexo.al)

Next Post
Australia/Janë plot 183 arrestime për piromanët e kapur. Policia me dorë të ashpër

Australia/Janë plot 183 arrestime për piromanët e kapur. Policia me dorë të ashpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

February 4, 2026
Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

February 4, 2026
Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

February 4, 2026
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

February 4, 2026
Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

February 4, 2026
“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

February 4, 2026
Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

February 4, 2026
Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

February 4, 2026
Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In