Pas ndërprerjes prej emergjencës së koronavirusit, duke nisur nga java e ardhshme të gjitha gjykatat do të rinisin punën.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili njofton rifillimin e punës duke nisur nga 27 prilli.
“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë,
më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendimin.
g.kosovari