• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kleri shqiptar, studentëve: Koha për dialog të hapur sy më sy

by A R
14/12/2018 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesit e besimeve më të mëdha fetare që ekzistojnë në Shqipëri kanë bërë apel sot për vendosjen sa më parë të dialogut mes studentëve dhe qeverisë, në mënyrë që të gjendet shpejt një zgjidhje për plotësimin e të gjitha kërkesave të paraqitura prej tyre. Në një dalje të posaçme për mediat, ata e kanë vlerësuar të drejtë kauzën e studentëve, ndërsa kanë theksuar se tashmë është koha për dialog.

“Sot është momenti dhe ora që të komunikohet dhe të dialogohet për të folur hapur sy më sy dhe shqip, qeveri dhe studentë për ta përmbyllur vetëm me zgjidhje konkrete. Të gjithë arsenalin apo kërkesat në fjalë të studentëve të zgjidhen, dhe jo vetëm kaq. Ndaj reagimi dialogues i studentëve, i pasuar me zgjidhje konkrete, duke filluar nga këto momente, do të jetë tregues i një komunikimi dhe konsolidimi të një shoqërie, për rastin tonë të kolonës vertebrale të një kombi, që është rinia studentore, të konsolidimit të një komunikimi dhe të një shoqërie të emancipuar, me principe, dhe natyra e asaj ku dëshirojnë të përfshihemi, në familjen evropiane”, tha Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në emër të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Edhe kreu i Vëllazëria Ungjillore të Shqipërisë, Pastor Ylli Doçi, bëri sërish thirrje për maturi, ndërsa vuri theksin se tani është koha të dialogohet, pasi çështja ka marrë përmasa kombëtare pasi ka të bëj me të ardhmen e një brezi të ri dhe arsimit në Shqipëri. Ai theksoi se qeveria mund të organizojë tryeza bashkëdiskutimi me aktorët e rëndësishëm të jetës arsimore dhe shoqërore në vend, për ti trajtuar problemet e ngritura në mënyrën e duhur dhe për ti dhënë një zgjidhje afatgjate.

“Ne si përfaqësues të klerit shqiptar, përfaqësues të besimeve të ndryshme jemi plotësisht dakord për këtë nevojë të një dialogu të shëndetshëm për një zhvillim të mirëfilltë që mos jemi gjithmonë ne kriza të tilla. Herë pas here del një protestë sepse kemi probleme të thella. Duhen zgjidhje afatgjata bazuar mbi këto kërkesa legjitime të studentëve”, tha Pastor Ylli Doçi.

/a.rada

Next Post

Balla u përgjigjet protestuesve: Ejani nesër në Parlament për dialogun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In