• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kleçka” përse Meta shkoi vetë në Prokurori dhe standardi i dyfishtë i “Rambove” shqiptarë

by Ylli Pata
24/02/2020 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka bërë përshtypje dy herë që presidenti Ilir Meta ka depozituar padi ndaj dy drejtuesve të rëndësishëm në Shqipëri, gjyqtarit të lartë dhe kryetarit të KED, Adrian Dvorani dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni. Ai ka shkuar vetë fizikisht në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.

Depozitimi i një padie është një veprim procedurial, ku mund të paraqiten këshilltarët apo juristët e Presidencës dhe nuk ka përse vetë kreu i shtetit të shkojë në dezhurnin e organit të akuzës, për të dorëzuar një shkresë, që është në këtë rast një padi e nivelit të lartë.

Kleçka, përveç natyrisht rastit që zoti Meta të shfrytëzojë momentin mediatik për të sulmuar politikisht, është se çdo jurist që mund të firmosë padinë ndaj një zyrtari të nivelit të lartë, siç është kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi apo ministers së Drejtësisë, do ta përballë atë direkt me firmën e tij të depozitimit të padisë, pra edhe reperkursionet për t’u pyetur në lidhje me faktin.

Por Meta po e përdor postin e presidentit të Republikës, pikërisht për të qenë vetë mburoja e një reperkursioni juridik, por edhe protagonizmi që ka ndërmarrë tashmë prej më shumë se një viti për të rrëzuar mazhorancën politike që zotëron shumicën e Kuvendit të Shqipërisë, që në qershorin e vitit 2017.

Si Prokuroria e Përgjithshme, ashtu edhe SPAK, edhe pse ka shumë gjasa që të mos japë një përgjigje të shpejtë, pasi nuk do të dëshironte të hynte në polemikë me Metën, ka shumë mundësi të shpallin moskompetencën për padinë që Meta ka paraqitur ndaj Dvoranit e Gjonajt.

Kjo, pasi përplasja është ligjore e kushtetuese dhe aspak penale, edhe pse kreu i shtetit kërkon ta kanalizojë të tillë, për ta përdorur si tribunë politike Prokurorinë, institucion ku ngërthehet koshienca, historiku, por edhe subkoshienca politike e personale e Ilir Metës.

Ky konflikt mund të zgjidhet në Kushtetuese dhe jo në Prokurorinë Speciale të Luftës ndaj Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Zyrtarëve të Lartë.

Nëse presidenti do të kishte ndonjë fakt për korrupsion në lidhje me çështjen në fjalë, atëherë po është një objekt për SPAK.

Edhe këtë fakt, padyshim që e dinë thuajse të gjithë “konstitucionalistët” e paneleve që janë shfaqur si dashamirës dhe njohës së ligjit themeltar, por që përgjithësisht e intepretojnë sipas midesë nga i vjen ushqimi, dhe askush nuk flet.

Nga ana tjetër, bie në sy edhe një standard i dyfishtë i këtyre analistëve që sulmuan egërsisht Edi Ramën, kur ky i fundit paraqiti një padi civile për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dhe nuk thonë asnjë koment për breshërinë e padive të Ilir Metës, të cilat nga ana juridike dhe praktike, janë thjesht dacibao që e përdorin SPAK e Prokurorinë e Përgjithshme si skenë apo skenografi e shfaqes politike të ditës.

Do të ishte interesant fakti nëse Ilir Meta do të paraqiste në SPAK provat e denoncimit që ka bërë disa herë publikisht, atë që Shqipëria është vendi i pastrimit të parave të krimit të organizuar ndërkombëtar. Është një fakt shumë i rëndë, që përveçse me padi konkrete në SPAK, meqë ka dijeni, ja vlen të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, siç bëri kur erdhi nga SHBA në 2016-n, kur ja kërkoi parardhësit të tij Bujar Nishani, për rastin e Kelmend Balilit.

Përdorimi i padive si instrumente juridik për luftën poltiike është në fakt një zgjidhje normale, pasi gjithçka bëhet brenda institucioneve dhe kudo do të marrë një përgjigje në shina ligjore.

Kjo do të ishte gjëja më normale në gjithë këto vite postkomunizëm në Shqipëri, për të vendosur standardin e barazisë para ligjit.

Por këtu tek ne ka ndodhur e kundërta; politikanë që nuk janë paraqitur në Prokurori, edhe nëse janë thirrur për të dëshmuar për krime të rënda, si zoti Berisha, që u mor në Ambasadën amerikane për të deponuar për vrasjen e Azem Hajdarit, që është edhe deponimi i vetëm i tij në organet e drejtësisë.

Në Italinë fqinje, thuajse e gjithë klasa politike e ka Pallatin e Drejtësisë edhe si një vend ku rregullisht deponon, apo edhe depoziton padi apo çështje të ndryshme.

Sfida e vërtetë e politikanëve apo e zyrtarëve të lartë është paraqitja shembullore në SPAK në një rast penal, siç mund të jenë akuzat zyrtare, sfidë që deri tani realisht e ka kaluar vetëm Saimir Tahiri dhe askush tjetër.

Të gjithë politikanët e akuzuar duke nisur nga Berisha, Basha, Mediu, apo edhe vetë Ilir Meta, kanë përdorur rrëshqitjen proceduriale, ndërkohë që në publik kanë kundërsulmuar  për “çanta të zeza”, apo fakte të bujshme që nuk i kanë publikuar kurrë.

A nuk përbën edhe fshehja e provave apo shantazhi një  shkelje të rëndë ligjore? Sipas Kodit Penal padyshim që po, madje ka edhe masa drastike penaliteti…

TemA

Next Post
Ministri i Jashtëm grek: Negociatat me Shqipërinë të caktohen në mars

Ministri i Jashtëm grek: Negociatat me Shqipërinë të caktohen në mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In