Klea Huta është shfaqur për herë të parë që pas lajmit për shtatzëninë.Moderatorja shqiptare ishte e ftuar mbrëmë në ditëlindjen e mikeshës së saj Kiara Tito, nga ku nuk munguan fotot dhe videot në Instastory.Ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer me një këngë ritmike, tepër në formë dhe e veshur me të zeza.Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër të një djali, i cili pritet të vijë në jetë në fillim të verës.
Në punatëtën e fundit të emisionit “Shiko kush luan” “Iconstyle.al” zbuloi se Klea Huta është në pritje të ëmbël. Pasi u vu re se kishte barkun të rrumbullakosur dhe kamera e fokusoi disa herë.Sipas “News31”, Klea duhet të ketë hyrë në 3-mujorin e dytë të pritjes së ëmbël.