Moderatorja e njohur Klea Huta dhe producenti Elgit Doda do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.
Në një video që është transmetuar në rrjete sociale, Klea Huta është veshur me vello dhe i thotë ‘Po’ propozimit të Elgit Dodës.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në emisionin ‘Shiko kush luan’, i cili do të transmetohet në mbrëmjen e 1 janarit.
Edhe Elgiti në një bashkëbisedim online me ndjekësit, është pyetur se nëse do të martohet në verë me Klea Hutën.
“Pa merak, nuk bëjmë dasmë pa lajmëruar”, u përgjigj Elgit Doda./