Presidenti bëri qokën e rradhës në shërbim të partisë së tij, të familjes Berisha.
Më 22 korrik janë miratuar ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi që kanë parashikuar shkrirjen e KLD-së si një institucioni famëkeq që keqqeverisi gjyqsorin. Ndërkohë së shpejti (brenda muajit nëntor) hyn në fuqi ligji për statusin e gjyqësorit i cili nuk e lejon emërimet në gjyqësor deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Mirëpo, para se kjo të ndodhë, Nishani për të kompletuar imazhin e tij si kandidat potencial për kryetar të PD, me KLD e tij dhe Gjinin e famshëm bëri shërbimin e rradhës ndaj koorporatës së korrupsionit, klientelizmit dhe nepotizmit. E mesa duket, pre e tij ka rënë edhe ministri Manjani, duke lejuar çimentimin e një kaste në Apel.
Pikërisht për sa thamë më lart, skandal është votimi klientelist dhe nepotik duke promovuar/votuar për gjyqtarë në Apel dy bashkëshortët e e dy anëtarëve aktualë të KLD-së !!.
Rasti më skandaloz është votimi që u bë për bashkëshorten e gjyqtarit Gert Hoxha dhe njëkohësisht Kryetar i Unionit të gjqtarëve e cila është votuar për gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Githshka e kalkuluar qartë. Paradite Nishani&co i votuan gruan Kryetarit të Unionit për gjyqtare të Apelit Tiranë, ndërsa pasdite ai mblodhi Asamblenë e Unionit dhe deklaroi antikushtetueshmërinë e ligjit të Vetingut !! Në fakt kishte kohë që Hoxha kishte deklaruar se do të mblidhte Asamblenë e Unionit dhe priti deri sa të merrte shpërblimin nga Nishani që të mbante premtimin për sulmuar Vetingun e mbështetur nga ndërkombëtarët.
Dje Unioni shkoi dhe më tej kërkoi shpalljen antikushtetuese të disa neneve të ligjit për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve ! Pikërisht këtë ju kërkoi zoti Nishani në mbledhjen e sotme të KLD-së, në prani të ministrit Manjani, ta cojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese !!
Paradite u shpërblye Hoxha i Unionit dhe Fatriu i Zenit të Saliut dhe pasdite këta jua kthyen nderin me shpalljen antikushtetuese të dy ligjeve kryesore të reformës. Ky është shembulli tipik se si funksionon koorporata e korrupsionit, nepotizmit dhe klientelizmin që ka për kryetar Presidentin e Republikës dhe që fatkeqësisht në tavolinë ministrin e drejtësisë.
Konkretisht cfarë ndodhi në KLD lidhur me emerimet për gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Tirane :
- Vendet vakante jane shpallur: 3 vende ne maj 2013, 2 vende prill 2014 dhe 1 vend ne dhjetor 2015. Pra prej 3 vjet e gjysem KLD ka lene pa plotesuar 3 vende ne Gjykaten e Apelit Tirane, 2 vjet e gjysem 2 vende te tjera, si dhe pothuajsee 1 vit 1 vend tjeter.
Cilat kane qene arsyet per mosplotesimin e ketyre vendeve ne KLD per nje periudhe kaq te gjate?
Perse gjate gjithe ketyre viteve nuk eshte vendosur me rend dite nga Presidenti plotesimi i vendeve vakante ne kete Gjykate ? Per arsye te garantimit te barazise ne konkurim ndermjet kandidateve deri ne plotesimin e te gjitheve me dy vleresime “shume mire” apo per shkak se nuk kishin numrat, pra nuk iu dilnin llogarite apo se i ruajtën për ti përdorur për pengmarrjen e sistemit apo për të shpërblyer besnikët e frontit anti reformë ?!!!.
- Komisioni i shqyrtimit te kandidaturave ne kundershtim me piken 2 te nenit 29 te ligjit te KLD nuk kryesohej nga zevendeskryetari i KLD (i cili prej dy vjetësh mungon në KLD dhe kryetari kryen dhe detyrat e zv/kryetarit !!), per rrjedhoje thirrja dhe mbledhja e tij nuk mund te behej nga asnje anetar tjeter i komisionit, pra mbledhja dhe dokumentacioni i pergatitur prej tyre per KLD është i pavlefshem e për rrjedhoj dhe vet emerimi është i pavlefshëm !!.
- Komisioni ne raportin e tij nuk kishte shprehur vleresim, mbeshtetur ne verifikimin e dokumentacionit te paraqitur nga kandidatet, per plotesimin e kushteve ligjore sipas pikes 3 te nenit 12 te ligjit per organizimin e pushtetit gjyqesor (pra nese kandidatet e paraqitur kishin 2 vleresime “shume mire” kusht thelbesor per promovimin e tyre).
- Ne listat e kandidateve kishte gjyqtare me 1 vleresim “shume mire” , ndermjet tyre kishte gjyqtare te cilet kanë nga 25, 20, 15 vjet ne sistemin gjyqesor (kryesisht te Gjykates se Tiranes dhe gjyqtare te gjykatave te shkalles se pare te rretheve kryesore) dhe që apostafat ishin lënë me një vlerësim për të mos plotësuar kriterin e përzgjedhjes pasi për tu promovuar për apel duhen domodoshmërisht dy vlerësime shumë mirë !!.
Nga Inspektorati i KLD ne menyre te qellimshme nuk jane percjelle ne KLD prej pothuajse 3 vjetesh vleresime per gjyqtaret qe kane eksperience te gjate ne sistem. Ne kete menyre Inspektorati I KLD ka kufizuar/penguar ne ushtrimin e detyres ne perputhje me ligjin anetaret e KLD, pasi iu ka paraqitur ne listat per votim kandidate qe nuk plotesonin kushtet ligjore për shkak të mungesës së vlerësimit prej tij, si dhe ka vendosur ne kushte te pabarabarta vete kandidatet duke ju dhënë përparësi klientëve të koorporatës !!.
Per me teper, Inspektorati i KLD nuk ka perdorur per vleresimin e ketyre kandidateve dhe mundesine tjeter qe neni 43, pika 2 e ligjit per organizimin e pushtetit gjyqesor ju garanton, vleresimin e pershpejtuar per gjyqtaret qe kerkojne te promovohen.
A jane keto veprime te Inspektoratit te KLD veprime te njeanshme te ketij organi te KLD, apo jane veprime te koordinuara me Kryetarin e KLD, Presidentin e Republikes?
Kush vendos per kandidatet fitues organi kolegjial, KLD, apo Kryeinspektorja e KLD me Presidentin e Republikes dhe anetare te KLD, sherbetore te tij?
Te tilla veprime te kryera ne shkelje flagrante te ligjit, duhen konsideruar si shperdorim i detyres nga Kryeinspektorja e KLD.
- Zgjedhja e dy gjyqtareve, bashkeshorte te dy anetareve te KLD eshte skandali me i madh, qe ka ndodhur me kete organ ne keto vitet e fundit.
KLD ka promovuar sot bashkeshortet e dy anetareve te KLD, Gert Hoxha dhe Eneida Civici. Të dy këto gjyqtarë jane votuar pavaresisht se ishin me kushtet e konfliktit te interesit. Edhe pse te dy keta anetare nuk moren pjese ne votim, pra gjoja shmangen konfliktin e interesit “te drejteperdrejte” per keto vakanca, ata duke qene se bashkeshortet e tyre kane qene kandidate per gjyqtare ne keto Gjykata, kane votuar ne konflikt te plote interesi per vakancat e tjera qe ka plotesuar KLD gjate ketij viti qe kane qene anetare. Sipas nenit 30 te Kodit te Procedurave Administrative, germat “b” dhe “c” kane patur pengese ligjore per te votuar dhe ne keto procedura, pasi kane patur interes te drejtperdrejte ose jo te drejtperdrejte ne nje ceshtje objektivisht te njejte dhe me te njejtat rrethana. Pra thene thjesht kane dhene voten e tyre per emerime te tjera ne gjyqesor, ne kembim te votes qe moren sot nga anetaret e tjere te KLD per bashkeshortet e tyre.
Per gjithe sa me siper mesohet se anetaret e KLD perfaqesues te Kuvendit, Albana Shtylla dhe Sokol Como nuk kane marre pjese ne votim./Lexo.al/a.m.