• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLD miraton aktet e vlerësimit për disa gjyqtarë

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 22.02.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me vazhdimin e shqyrtimit të problematikës lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkak të qenies së trupës gjyqësore të kësaj gjykate me dy gjyqtarë. Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën delegimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për gjykuar një numër të caktuar çështjesh.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Pasi dëgjuan observacionet përkatëse, anëtarët miratuan aktet e Vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

• Gjyqtar Izet Dushaj, Gjykata e Apelit Shkodër;
• Gjyqtar Ilir Mustafaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
• Gjyqtar Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër;
• Gjyqtar Ali Koleci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat;
• Gjyqtare Migena Laska, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
• Gjyqtare Eneida Civici, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
• Gjyqtare Nazmije Pengili, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë;
• Gjyqtar Artur Malaj, Gjykata e Apelit Administrativ;
• Gjyqtar Dhimitër Lara, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;
• Gjyqtar Kliton Spahiu, Gjykata e Apelit Durrës;
• Gjyqtar Sandër Simoni, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;
• Gjyqtar Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë;
• Gjyqtar Ilir Pashaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
• Gjyqtar Hasan Selimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
• Gjyqtar Vladimir Skënderi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët shqyrtuan në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të këshillit të lartë të drejtësisë”, projekt-aktin e vlerësimit, e z. Piro Samara, Inspektor pranë KLD-së.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Next Post

Berisha: Rama riktheu në detyrë vrasësin Armando Prenga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In