• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLD, Gjin Gjoni: Shpresojmë që edhe me Vasilin të jemi në të njëjtën linjë si me Manjanin

by Java News
15/02/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në datën 7 Shkurt, ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për pezullimin nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, si e dyshuar për korrupsionin pasiv. Në këtë mbledhje, për herë të parë, ka marrë pjesë edhe Petrit Vasili, në cilësinë e ministrit të ri të Drejtësisë.

Që në krye të diskutimeve, kryetari dhe anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani dhe Gjin Gjoni, kanë artikuluar një mesazh në adresë të ministrit Vasili, që të vijonte në linjën e paraardhësit të tij, Ylli Manjani, i cili u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama.

“Z. ministër, unë ju uroj mirëseardhjen, dhe dua të shpreh edhe vlerësimet e mia shumë të sinqerta për punën e paraardhësit tuaj, z. Ylli Manjani, i cili në këtë tryezë, në fakt, la një trashëgimi shumë pozitive të kontributit institucional dhe të bashkëpunimit ndërin-stitucional. Dua ta nënvizoj këtë sepse personalisht pata një eksperiencë shumë pozitive bashkëpunimi, bashkë koordinimi me ministrin e shkuar, z. Manjani dhe jam i bindur që së bashku do të ke stitucional. Dua ta nënvizoj këtë sepse personalisht pata një eksperiencë shumë pozitive bashkëpunimi, bashkë koordinimi me ministrin e shkuar, z. Manjani dhe jam i bindur që së bashku do të kemi, të gjithë anëtarët e tjerë, për aq kohë sa i ka mbetur këtij Këshilli, të njëjtin bashkëpunim”, ka pohuar Nishani.
Edhe anëtari i KLD Gjin Gjoni ka evidentuar bashkëpunimin e këtij organizmi me Ministrinë e Drejtësisë të drejtuar nga Manjani. “Shpresojmë që ky bashkëpunim edhe me ministrin e ri, të vazhdojnë në të njëjtat linja dhe në të njëjtën staturë”, ka pohuar Gjoni.
Në këtë mbledhje pesë anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë votuar kundër kërkesës së Prokurorisë dhe Gjykatës për Krimet e Rënda për pezullimin nga detyra të të gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, si e dyshuar për korrupsionin pasiv. Ata janë Ridvan Hado, Astrit Haxhialushi, Brunilda Kadi, Petrit Çomo dhe Gerd Hoxha, aktualisht kryetar i Konferencës Kombëtare Gjyqësore.

Argumenti kryesor i tyre ishte se, materialet e referuara nga Prokuroria ishin të pajtueshme për të justifikuar pezullimin e gjyqtares nga detyra deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë për çështjen në fjalë. Nga ana tjetër, edhe pse konstatuan hapësira dhe paradokse në legjislacion, të gjithë anëtarët e tjerë, përfshirë Gjin Gjonin dhe Bujar Nishanin, votuan pro pezullimit të gjyqtares.

Diskutimet në KLD
Bujar Nishani: Njoftimi i ardhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, parashikimet ligjore, më detyrojnë mua dhe ju së bashku, që të mblidhemi dhe ta diskutojmë çështjen e gjyqtares Pajtime Fetahu, kuptohet, gjithmonë në relacion me pezullimin e përkohshëm të saj nga detyra. Se kjo është pak a shumë edhe ideja e mbledhjes së Këshillit, e një vendimi apo qëndrimi që mund të mbajë Këshilli.

-Gjin Gjoni: Unë them që jemi përpara kërkesave të nenit 152/1/a dhe mbi këtë bazë mund të vendoset pezullimi i përkohshëm i magjistratit në përputhje me ligjin.

-Gerd Hoxha: Atëherë, sikundër e theksova, nisur nga ai formim për të drejtën kushtetuese që unë kam, nisur nga parashikimet ligjore të nenit 140 të Kushtetutës, pika 3, i cili, në kuptimin tim është një dispozitë që parashikon raste shteruese për pezullimin e magjistratit nga detyra, në rastin kur nuk kemi fillimin e një procedimi disiplinor ndaj magjistrates Pajtime Fetahu. Nuk është marrë ende si e pandehur për veprën penale për të cilën dyshohet dhe nuk është caktuar ndaj saj ndonjë masë si “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”, unë votoj kundër.

-Astrit Haxhialushi: Mua nuk më duket se materialet janë të plota dhe nuk më krijojnë mua bindje që këtë mundësi që neni 152 thotë “mund të pezullohet”, unë ta kem bindje definitive përfundimtare se me të vërtetë duhet pezulluar.

-Brunilda Kadi: Në fakt, ajo që doja të thoja unë është pak a shumë ajo që tha z. Haxhialushi, vetëm thjesht do t’i shtoja diçka tjetër. Nëse gjykata që ka marrë vendimin ka pasur dosjen e plotë mbi të cilën ka disponuar me këtë vendim, ne nuk kemi absolutisht asnjë akt mbi të cilin të marrin këtë vendim që kemi diskrecion dhe të krijojmë këtë bindjen që duhet sipas nenit 152 dhe nuk mendoj se jemi në kushtet që tha kolegu Hoxha, që ne jemi të detyruar që ta marrim këtë masë, pikërisht sepse është vetë neni 152 që thotë është diskrecion, krijon bindjen. Pra nuk kemi ne të detyrueshme që ta marrim.

-Neritan Cena: I kujtoj z. Kosta se dytre muaj më parë, para se të hynte në fuqi ligji “Për statusin…”, jemi përballur me të njëjtën situatë. Ka qenë rasti Çobo. Dhe pavarësisht se mungonin hapësirat ligjore përkatëse, ne si Këshill vendosëm, krahas pezullimit në detyrë, vendosëm edhe masë pezullim.

-Gjin Gjoni: Ndoshta edhe për të sqaruar të gjithë parafolësit dhe për t’iu referuar ndoshta në mënyrë motamo Kushtetutës. I gjithë diskutimi është i lidhur vetëm me sa i përket dispozitave në lidhje me statusin e gjyqtarit. Po t’i referohesh nenit 140 të Kushtetutës, pika 3/b thuhet: “b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje” dhe ka dhënë rastet e mbajtjes së përgjegjësisë ligjore dhe rastet e këtyre pezullimit nga detyra, që është pika 3, që gjyqtari pezullohet nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Janë masat e para të cilat janë “arresti në burg” dhe “arresti në shtëpi”. Merr cilësinë e të pandehurit. Dhe kur fillon një procedim disiplinor.

-Astrit Haxhialushi: Jo për replikë me z. Gjoni. Ka një gjë të padiskutueshme. Shtetasi nën hetim nuk është e një me të pandehurin. E para, sepse regjistrohet emri i pandehurit në regjistra të veçantë dhe kur merr titullin i pandehur, kur merr emërtimin i pandehur. Pra janë dy gjëra të ndryshme, të ngjashme me njëratjetrën. As vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë nuk e thotë atë. Tani, halli më i madh tjetër si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është që ne kemi në praktikën tonë si Këshill i Lartë i Drejtësisë që, shumë gjyqtarë, ndonëse janë marrë të pandehur dhe ka filluar procedimi penal për to, kanë marrë pafajësinë.

Shqiptarja.com

ma.me

 

Next Post
Dyshimet për bashkëpunim me Rusinë, stafi i Trump u përgjua nga CIA

Dyshimet për bashkëpunim me Rusinë, stafi i Trump u përgjua nga CIA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In