• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Klasifikimi kombëtar/ Tatimet, kuksianët paguajnë më pak, tiranasit më të ngarkuarit

by S M
20/04/2018 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2017 karakterizohet nga një ngjeshje të rajoneve duke performuar më mirë qarqet që kanë patur barrë të ulët në vitin 2016. Megjithë rritjen e barrës tatimore në 2017 krahasuar me 2016, renditja sipas pozicioneve vjen si efekt i konkurencës së fortë rajonale për mbledhje të taksave vendore dhe atyre qendrore. Qarqet me barrë tatimore të ulët janë konsideruar ata që janë më poshtë se mesatarja e barrës tatimore në 2017.

Qarqet me barrën tatimore më të ulët

Barra tatimore më e ulët vijon të jetë edhe në 2017 është në qarkun e Kukësit me një tregues të barrës në nivelin 20.9% dhe poshtë mesatares së barrës tatimore të vendit. Për vitin 2017 ka rritje të saj me 6.8 % krahasuar me 2016. Ky nivel i barrës së këtij qarku, që rezulton sipas raportit të tatimeve të paguara në vitin 2017 me prodhimin e brendshëm të qarkut të vitit 2017 është rrjedhojë e forcimit të mbledhjes së tatimeve dhe taksave, kryesisht për tatimet e konsumit, por edhe për taksat e pushtetit vendor. Peshën specifike të të ardhurave në qark e ka rritur volumi i të ardhurave doganore. Megjithatë, përsëri Kukësi rezulton me barrën tatimore më të ulët në Shqipëri në 2017.

Qarku i Fierit, i cili në vitin e mëparshëm ishte në vendin e 8-të me një barrë tatimore sa 20.2% e PBB-së rajonale, në vitin 2017 ka shkuar në një pozicionim me katër vende më poshtë edhe pse ka rritje të lehtë të mbledhjes së tatimeve me 0.9% të PBB-së rajonale. Fieri, si një qark me një vlerë të shtuar dhe peshë në ekonominë e vendit me të paktën 12.5% të PBB-së ka një nivel të barrës tatimore të ulët dhe poshtë kapaciteteve fiskale të mundshme. Kjo situatë është tregues i pagimit të taksave sa në mënyrë vullnetare, po aq edhe nga rritja e performancës së administrimit fiskal në nivele ende të ulta.

Qarku i Dibrës është ngjitur 1 pozicion më lart në krahasim me një vit më përpara për shkak të një barre më të lartë tatimore me 7.1 % më tepër.

Qarku i Elbasanit ka zbritur 5 vende më poshtë për arsye të një performance më të dobët se qarqet me kushte dhe ambjent ekonomik të ngjashëm me të. Në vitin 2017 ka një rritje të barrës tatimore me 1.1% të PBB-së.

Qyteti i Sarandës, për specifikën e një qyteti të madh të rivierës turistike bregdetare është futur në llogaritjen dhe renditjen sipas barrës edhe pse nuk përfaqëson qark, por vetëm një Bashki. Me hyrjen e parë në këtë listë, Saranda mban në 2017 pozicionin e 9-të duke u renditur si qytet me barrë të ulët tatimore.

Qarku i Beratit, megjithë spostimin me dy vende më lart në krahasim me vitin e kaluar përsëri ka ruajtur një barrë tatimore më poshtë se barra tatimore mesatare.

Qarqet me barrën tatimore më të lartë

Barra tatimore më e lartë vijon edhe për vitin 2017 në qarkun e Tiranës me 27,8% të PBB-së edhe pse me një rënie 1.6% të PBB-së krahasuar me 2016. Treguesi i një barre më të lehtësuar tregon për një shpërndarje më të mirë të bizneseve edhe në qarqe të tjera të vendit, si pasojë e investimeve në energji dhe naftë. Ndërkohë, të ardhurat e pushtetit vendor të Tiranës janë deri në 9 herë më të larta se qyteti i dytë me të ardhura vendore të larta, Durrësi.

Qarku i Durrësit, mban vendin e dytë për barrën më të lartë me një peshë sa 26.1% e PBB-së rajonale. Në krahasim me 2016 ka një rritje të peshës së barrës tatimore me 2.2 % të PBB-së. Ndikimi nga shërbimet detare, si dhe aktiviteti vjetor turistik, përveç vlerës së shtuar nga transporti rrugor dhe shoqëri prodhimi rezidente në Durrës i japin këtij qarku një rëndësi të madhe përsa lidhet me të ardhmen e shpërndarjes së barrës tatimore.

Qarku i Vlorës (pa Sarandën), për vitin 2017 mban vendin e tretë për nivelin e lartë të barrës tatimore në rapoprt me PBB-në rajonale edhe pse ka rënie të peshës së saj krahasuar me 2016 me 1.2% të PBB-së.  Vlora ka ulje në rednitje në krahasim me vitin 2016 duke treguar se ka nevojë për një rritje të performancës tatimore për të ruajtur standartin e arritur në nivelin e shpërndarjes së barrës tatimore mbi bizneset. Nga ana tjetër porti i Vlorës ka ulur volumin e qarkullimeve dhe përpunimeve të anijeve.

Gjirokastra, si një qark që ka një ndikim në sektorin e tregtisë kombëtare për shkak se mbetet një portë e rëndësishme e importeve të jugut të vendit nga Greqia që mbetet një shtet partner i rëndësishëm për ekonominë shqiptare ka patur një rritje të barrës tatimore me 3.9 % të PBB-së më tepër. Rritja e nivelit të barrës ka ardhur për arsye të rritjes së pagesave të tatimeve për taksat kryesore të TVSH dhe tatim-fitimit. Për këtë arsye ka një rritje në pozicionim me tre vende më lart se viti i kaluar.

Qarku i Korçës në vitin 2017 ka humbur një vend nga renditja e dy viteve të kaluar duke patur një pozicion më pak për shkak të barrës tatimore së qarqeve shumë afër me njeri tjetrin edhe pse barra tatimore në 2017 është 2.5% e PBB-së më lart se viti i kaluar.

Qarku i Shkodrës këtë vit qëndron me një barrë tatimore më lart se mesatarja e barrës tatimore të vendit. Shkodra është ngritur tre pozicione më lart duke u renditur në vendin e gjashtë për nivelin e barrës tatimore të lartë në vend. Shkodra ka një performancë të mbeldhjes në rritje me të paktën 5% të PBB-së më lart se viti i kaluar.

Qarku i Lezhës është në vitin 2017 për barrën tatimore që mbart në vendin e shtatë, pasi është 0.3% të PBB-së më lart se barra tatimore mesatare e vendit për 2017. Vitin e kaluar Qarku i Lezhës ishte një pozicion më lart. Megjithatë, mbledhja e tatimeve dhe taksave qendrore dhe vendore ka një rritje me 2.9% të PBB-së.

Të 7 qarqet që gjenden në fillim të tabelës 7, si dhe bashkitë që përfshihen brenda tyre konsiderohen me barrë tatimore më të lartë në vend, kurse Tirana dhe Durrësi mbartin një barrë tatimore që qendron mbi nivelin kombëtar të barrës tatimore.

Në këto qarqe edhe pse nuk ka patur politika tatimore specifike, shihet se administrimi i tatimeve nevojitet të mbajë një vëmendje të veçantë për rritjen e bazës për secilin nga tatimet, por edhe cilësinë e vlerësimeve tatimore dhe nivelin e kontrollit ndaj evazionit tatimor. Formalizimi i ekonomisë dhe ulja e nivelit të evazionit për të gjithë këto qarqe është një problem ende i padresuar ashtu si nevojitet./altax/

Next Post
PD, si parti eksperimentale

Statuti i PD/ "Shmanget" propozimi i Bashës që donte zgjedhje çdo 2 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In