• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klajda Gjosha përmbyll vizitën zyrtare në Danimarkë

by A R
18/12/2015 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, znj.Klajda Gjosha, zhvilloi gjatë vizitës së saj zyrtare në Danimarkë, një takim me Zv. Sekretarin e Shtetit në Kryeministrinë daneze, z. Michael Starbaeck Christensen.
Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit u ndalën tek bashkëpunimi rajonal, procesi i Berlinit si një qasje e re që nxit integrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Gjosha u shpreh se Shqipëria është e vendosur për intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e madhe që ai ka për axhendën europiane. Ministrja Gjosha theksoi se në këtë mënyrë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por për gjithë Europën garantohet më shumë siguri dhe stabilitet.
Më tej ministrja Gjosha u ndal tek 5 prioritetet, duke shprehur falenderime për gjithë vendet anëtare, Komisionin Europian të cilët kanë njohur progresin që Shqipëria ka bërë me këto përparësi kyçe.

“Raporti i muajit tetor për Shqipërinë është një dokument që ne na ka ndihmuar të adresojmë edhe më qartë të gjitha rekomandimet e Komisionit Europian. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë reformash dy vitet e fundit, reforma shtetndërtuese me rëndësi madhore për vendin. Ne jemi të vendosur që të mos ndalemi, me bindjen se para së gjithash këto refofma i shërbejnë qytetarëve”, tha Ministrja Gjosha.

Christensen u shpreh se ardhmja e Shqipërisë është në BE. Ai nënvizoi se Danimarka mbështet çdo përpjekje të Shqipërisë për tu afruar me BE-në përmes përmbushjes së standardeve.

Në mbyllje të vizitës së saj, ministrja Gjosha zhvilloi një takim me Zv. Kryetarin e Social Demokratëve, në Danimarkë, z. Mogens Jensen. Gjatë këtij takimi theksi u vu tek rëndësia e reformës në drejtësi për të përparuar me procesin e integrimit.
Ministrja Gjosha u shpreh se pas miratimit, zbatimi i kësaj reforme do të kërkojë kohën e saj dhe për Shqipërinë dhënia e një rekomandimi nga Komisioni për hapjen e negociatave do të ishte shtysa më e mirë për implementimin e saj në vijim, përmes kapitujve 23 dhe 24.

“Sigurisht  ne jemi të vetëdijshëm dhe kërkojmë që vlerësimi i Shqipërisë të bëhet mbi parimin e meritës, por siç dëshmon dhe raporti i këtij viti, në pjesën më të madhe të prioriteteve ne jemi në nivele të përafërta ose të njëjta me vende qe kanë hapur negociatat me BE-në. Me reformën në drejtësi marrja e një rekomandimi do ti jepte Shqipërisë një shtysë edhe më të madhe për të vazhduar punën për të përmbushur kushtet”, tha Ministrja Gjosha.

Next Post

Reagon Shyqyri Çoku: Nuk e torturova Zef Pllumin, mbaja foton e fëmijëve në zyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

January 9, 2026
Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

January 9, 2026
Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

January 9, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

January 9, 2026
Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

January 9, 2026
Bllokohet shkarkuesi në aksin Pogradec–Qafë Thanë, vijon puna për hapjen e një korsie emergjence për makinat

Bllokohet shkarkuesi në aksin Pogradec–Qafë Thanë, vijon puna për hapjen e një korsie emergjence për makinat

January 9, 2026
“Na erdhi lumi menjëherë”, banorët e Ferrasit të tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janë nën ujë

“Na erdhi lumi menjëherë”, banorët e Ferrasit të tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janë nën ujë

January 9, 2026
Arqile Koça zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm

Arqile Koça zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm

January 9, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Opozita do zgjedhje të parakohshme?

January 9, 2026
Me armë zjarri e municione në një çantë, si u pikas 37-vjeçari që tentoi t’i ikte me vrap policisë në Lezhë

Me armë zjarri e municione në një çantë, si u pikas 37-vjeçari që tentoi t’i ikte me vrap policisë në Lezhë

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In