• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

KKT miraton Planet Vendore të Tiranës, Prrenjasit dhe Dibrës

by A R
14/04/2017 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Kombëtar i Territorit nën drejtimin e Kryeministrit, Edi Rama miratoi sot, Planin e Përgjithshëm Kombëtar të 3 bashkive: Tiranë, Dibër dhe Përrenjas, duke e duke e çuar kështu në 19 numrin e bashkive që kanë të miratuar planet e tyre vendore.

Kryeministri Rama në fjalën e tij i cilësoi Planet e Përgjithshme Vendore si një moment të rëndësishëm për të gjitha bashkitë që hyjnë në rrugën e qytetërimit europian për vizionin urban të së ardhmes.

“Përmes Planit të Përgjithshëm që miratojmë sot (Tr 030), pas disa vitesh, Tirana do të jetë kryeqyteti me hapësirën më të madhe për këmbësorët në Europën Juglindore.  Plani i vjetër  parashikonte një Tiranë me një popullsi më të madhe se popullsia e Shqipërisë, por nuk parashikonte shërbime të tjera përveçse shërbime në qendër të Tiranës. Një dokument i spekulimit imobilar, më irracional që besoj mund të gjendet në historinë e Europës. Dhe fatmirësisht ky dokument nuk u vu dot në jetë dhe sot merr jetë një model krejtësisht i ri,  i ndërhyrjeve të mirëmenduara. Një plan që ndryshe nga planet klasike, është një adoptim i inteligjencës së territorit duke shfrytëzuar më së miri potencialet  e territorit dhe duke mirëkuptuar traditën, kohën e zhvillimit dhe mendësinë në këtë territor. Është një plan për qytetin dhe për 1 milion e 500 mijë qytetarët e vitit 2030”, deklaroi Kryeministri.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, duke folur për ecurinë e hartimit dhe miratimit të Planeve të Përgjithshme Vendore theksoi se deri në fund të këtij viti 43 bashki nga 61 do të kenë të miratuara PPV, të cilat garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit të këtyre bashkive, në respektim dhe mbrojtje të tokës, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, i ofrojnë qytetarëve dhe sipërmarrësve siguri dhe rritje të vlerës së investimit për qytetarët dhe sipërmarrësit.

“Këto instrumenta vendorë mbartin mendimet e qytetarëve, grupeve të interesit, ekspertëve të huaj dhe vendas, botës akademike, të cilët ishin pjesë e këtij procesi prej nga fillimi”, tha Ministrja Gjermeni.

Kryebashkiaku Veliaj pak përpara miratimit të PPV për Tiranën nënvizoi se pavarësisht se ky plan u puna dhe u miratua në një kohë rekord, pas më shumë se 100 seancash dëgjimore, nuk do ta humbë cilësinë, edhe gjatë zbatimit të tij.

Plani i Përgjithshëm Vendor për bashkinë Tiranë u hartua nga UNLAB, Stefano Boeri Architetti, IND në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Ky plan sugjeron zhvillimin e planeve specifike të sektorit për projekte si:

  • Projekti strategjik 01 – Metrobosco

Arritja e një rripi prej 2 milionë pemësh përreth qytetit, që do të bëjnë të mundur bllokimin

e shfrytëzimit te tokes dhe krijimin e nje unaze me pyje produktive, parqe te pyllezuara dhe

pyjeve per natyralizim.

  • Projekti strategjik 03 – Unaza e dytë dhe e katërt të gjelbra

Arritja e dy unazave te gjelbra dhe te qenndrueshme, parqeve lineare dedikuar

kembesoreve, ciklizmit dhe levizshmerise se bute (soft-mobility).

  • Projekti strategjik 04 – Parku i Botes i ri dhe bulevardi

Arritja dhe perforcimi i palces se metropolitkaleidoskopik duke zgjeruar Bulevardin

Deshmoret e Kombit deri tek Parku i Botes.

  • Projekti strategjik 05 – Korridoret blu dhe të gjelbër

Transformimi i rrjedhes se ujit – edhe kur ato rrjedhin ne pjesen e brendshme te qytetit – ne

korridoret ekologjike te rigjenerimit dhe biodiversitetit.

  • Projekti strategjik 07 – Një rrjet i ri dhe i gjerë i shkollave të hapura – qyteti publik

Arritja e nje rrjeti te ri dhe shkollave te hapura, te cilat do te jene te hapura ne cdo ore te

dites dhe nates dhe do te sherbejne si vende qendrore dhe qendra qytetare ne lagje.

  • Projekti strategjik 08 – Ruajtja e trashëgimisë së shekullit të XX

Atribuon ndertesave qe kane deshmuar historine intensive gjeopolitike te shekullit XX nje

vlere te trashegimise kolektive, te cilat do te respektohen dhe theksohen.

  • Projekti strategjik 09 – Korridore bujqësore dhe tregje për fermerët

Forcimi i i funksionit bujqesor ne luginen e lumit Erzen dhe luginave te degeve te tij duke

krijuar nje rrjet te perhapur te agroturizmit, fermet, dhe vendet e prodhimit

  • Projekti strategjik 10 – 11 – Sistemi i lëvizshmërisë

Arritja e nje rrjeti te shpejte te hekurudhor duke lidhur qendren e qytetit me aeroportin dhe

portin. Plotesimi i rrjetit te transportit publik ne qendren e qytetit me nje Linje Rrethore

pergjate Unazes se Katert dhe linjes se transportit publik pergjate Bulevardit Deshmoret

e Kombit.

  • Projekti strategjik 12 – Tirana për të gjithë – Qytet i Aksesueshëm

Realizimi i nje metropoli te qendrueshem per te gjithe – sidomos per qytetaret e ndjeshem

(te moshuarit, femijet, njerezit me aftesi te kufizuara). Stimulon mobilitetin e perbashket

(biciklete, makine, etj) dhe menyra transporti te qendrueshme (elektrike dhe transportuesit

hibride) ne menyre qe te sigurojne nje levizshmeri ekologjike per qytetaret.

  • Projekti strategjik 13 – Korridori energjitik.

Realizimi pergjate lugines Elbasan-Krrabe nje sistem te integruar prodhimi bujqesor,

magazinim dhe shperndarja e energjive te rinovueshme.

Për përmbushjen e këtyre objektivave në 15 vite propozohen 13 projekte strategjike të zbatueshme në afatin e shkurtër, të mesëm dhe të

gjatë, si dhe 30 politika të përgjithshme, të bazuara në 5 sisteme metabolike (mjedis, infrastrukturë, hapësirë urbane, bujqësi dhe ujë.

 

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e shtunë 15 prill 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In