• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

KKT miraton planet, Gjermeni: Tejkalojnë kufitjtë e një mandati politik

by A R
14/06/2016 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sot Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe dy plane ndërsektoriale, – Planin e Bregdetit dhe Planin për zonën ekonomike Tiranë – Durrës. Hartimi dhe miratimi i 3 planeve kombëtare ka qenë një nga angazhimet kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Urban, që prej krijimit të saj në vitin 2013. Pas dy viteve e gjysëm punë intensive të MZHU dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, këto tre dokumenta strategjikë përmbushin një prej angazhimeve kryesore në Programin Qeverisës 2013 – 2017, në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të territorit.

Në fjalën e saj, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, në cilësinë edhe të zv.kryetares së KKT tha se, ky proces planifikues është ndërtuar bazuar në një komunikim transparent dhe të frytshëm me të gjithë ministritë e linjës, grupet e interesit, shoqërinë civile, profesionistët e fushës, donatorë, duke i bërë pjesë të procesit në çdo fazë. Sfida tanimë, sipas saj është zbatimi i planeve.

“Të tre planet, synojnë t’i japin fund epokës së informalitetit në zhvillimin e tokës, territorit, hapësirave urbane e rurale dhe të krijojnë një mjedis të favorshëm për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Sot Shqipëria e ka një plan zhvillimi që i tejkalon kufijtë e një mandati politik, i cili do të garantojë dhe nxisë rritjen e ekonomisë lokale, rajonale dhe kombëtare duke krijuar më shumë mundësi punësimi, klimë të favorshme për aktivitete biznesi dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Ky plan zhvillimi i cili garanton zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm të territorit dhe i thotë NDAL kaosit urban. Vizioni Shqipëria 2030 është tashmë një platformë e qartë në të cilën do të mbështetet zhvillimi i vendit në 15 vitet e ardhshme, për një Shqipëri konkurruese me vendet e rajonit, një destinacion turistik dhe ekonomik”, tha Ministrja Gjermeni në fjalën e saj në KKT.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi vlerësoi procesin si historik për planifikimin e territorit në Shqipëri.

“ Në vitin 2013 trashëguam një territor ku numëroheshin mbi 400 mijë ndërtime informale apo formale, të dhëna në mënyrë të gabuar, sepse mes të tjerash bashkitë nuk kishin një plan ku të bazoheshin për dhënien e lejeve në territorin e Shquipërisë. Nga sot nis një kohë e re, një epokë e re. Sot ne po ndërtojmë një model të ri për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit”, deklaroi zv.kryeministri Peleshi.

EKSPERTIZA DHE KONSULTIMET

Në fund të vitit 2015, pas hartimit draftet e tre planeve u konsultuan me 61 bashkitë, 8 universitete publike dhe private, shoqatat e Arkitektëve, Ndërtuesve, Gjeodetëve, Dhomën e Tregtisë, Conf – Industria, organizata jo qeveritare dhe institute kërkimore që merren me çështjet e mjedisit, trashëgimisë kulturore, mirëqeverisjes etj. Ato janë produkt i përbashkët me ekspertizën ndërkombëtare të ofruar nga Qeveria Gjermane, që nëpërmjet GIZ ka dhënë asistencën e saj për hartimin e Planit të Bregdetit, Programit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, Ambasadës Holandeze, OSBE – së dhe Këshillit të Evropës.

ZBATIMI I PLANEVE KOMBËTARE

Hapi i parë për zbatimin e këtyre instrumenteve në nivel kombëtar është hartimi i planeve vendore për 61 bashki. Brenda këtij viti, 31 prej tyre falë asistencës financiare të ofruar nga Qeveria Shqiptare për 26 bashki dhe asistencës së ofruar nga Programi i USAID për Qeverisjen Vendore, do t’i kenë mjete të punës së tyre të përditshme këto instrumente planifikues. Ndërkohë që për 30 bashkitë e mbetura po shikohet mundësia për gjetjen e mbështetjes financiare nga buxheti apo donatorë potencialë.  Plani i Përgjithshëm Kombëtar si instrumenti më i lartë në hierarkinë e dokumenteve të planifikimit do të jetë korniza orientuese mbi të cilën duhet të mbështeten të gjitha projektet strategjike zhvillimore, planet rajonale dhe strategjitë sektoriale që do të hartohen dhe zbatohen nga ministritë e linjës në 15 vitet e ardhshme.   Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit përveç rolit udhëheqës dhe koordinues në hartimin e tre planeve do të ketë edhe detyrimin për monitorimin e zbatimit të tyre. Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencitë e Zhvillimit Rajonal do të asistohen bashkitë në zbatimin e modeleve dhe projekteve konkrete rajonale për stimulimin e zonave me potencial ekonomik, për të garatuar kohezionin territorial, social dhe zhvillimin ekonomik me efekt rajonal./a.m.

Next Post

Neni 88 i Venecias: Ja si gënjen publikisht Lulzim Basha për reformën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In