Të vdesësh nga paracetamoli. Fatkeqësia e një 17-vjeçareje në Angli ka gjetur vend në faqet e gazetave online, për të tërhequr vëmendjen te rreziku, që bart administrimi i pakujdesshëm i ilaçeve.
Edhe një qetësues si paracetamoli mund të kthehet në kërcënim për jetën, nëse merret në doza të mëdha, siç i ka ndodhur Georgia Littlewoodit.
Dhimbjet e forta të barkut e kanë shtyrë të merrte trefishin e sasisë së paracetamolit të rekomanduar nga mjeku, çka bëri që adoleshentja të vdiste prej dëmtimeve të mëdha të mëlçisë.