• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo sjellje është Amok apo “vuajtje” për njerëz të tjerë?

by Bajram Peçi
01/04/2020 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bajram Peçi

Nuk ka patur kurrë një kohë më të përshtashme për opozitën se koha që po jetojmë në karantinë të pjesëshme e të kërcënuar nga një rrezik për jetën. Është kohë lufte e shoqëruar me tronditje ekonomike, kulturore e madje, psikiatrike. Kësaj lufte shumica kërkon t’i shërbejë, Administrata Qëndrore me urdhëresa për zbatim dhe populli me zbatimin e tyre. Një luftëtar i mirë vlerësohet ai që respekton distancimin social ose mbylljen në shpëpi, duke dalë sa më rrallë. Në ballë të kësaj lufte shquhen mjekët, ku më së shumti mbisundojne gratë. Mjekësia ka qenë kurdoherë një profesion i mirë për gratë. Kështu ka ndodhur edhe me dy spitalet e urgjencave covid-19. Janë gra shumica e luftëtareve, që kujdesen për të prekurit. U jemi mirënjohës për jetë, sakrificat e tyre nuk do harrohen!

Nuk ia kishte marrë mendja kujt se në këtë luftë do shfaqeshin që ditët e para kundërshtarët e saj, ata që e mohonin atë dhe bënin thirrje për dorëzim. Ishte opozita ajo që te rreshtimi, urdhërat e masat e luftës shihte protagonizmin e kryeministrit të cilit “corona virusi i kish ardhur si me porosi nga Zoti”, për forcimin e pushtetit të tij. Dhe në këtë kontekst, irritimi i tyre kapërxeu kufijt e arsyes. Një gjë e tillë mund të ishte edhe dobiprurëse, po të ishte se përçartjet do provonin se vlenin për diçka. Gjithë furia e armëve të opozitës, prej kohës kur filloi karantinimi, synoi dezertimin nga lufta, nxitjen e përçarjes.

Për shëndetin mendor të individit nuk ka shumë kohë që ka bërë vend një term i gjendjes së tij: Amok. Jam ndeshur për herë të parë me këtë term kur kam lexuar novelën me të njejtin emër të Stefan Cvajg. Me që termi është me origjinë nga gjuha malejziane, meng-okmok, e që fjalori e shpjegon, “Të sulmosh dhe të vrasësh me zemërim të verbër”, besoj se edhe termi ka hyrë në psikiatri pas botimit të kësaj novele. Kështu, pak a shumë e shpjegon termin edhe psikiatria: sindroma Amok është një shpërthim i papritur dhe spontan, i cili përballet me njerëz të egërsuar, të gatshëm për të sulmuar dhe vrarë pa dallim njerëz që shfaqen para tyre. Pra, ky term zbulon një sjellje vrasëse të individëve të paqëndrueshëm mendor. Të tillë ngjajnë disa nga opozita dhe mediat e tyre. Ndërkohë që të gjithë mundohemi të ruajmë jetën, këta e kanë mendjen vetëm të shpalosin përmes qendrimeve parreshtur e pareshtur, urrejtje.

Liderë të opozitës PD dhe LSI, vazhdojnë ritmikisht të shfaqen mes goditjeve të pandërprera, që zgjedhin të japin për qeverisjen dhe urdhërat e saj. Janë shumë pak që e bëjnë këtë, por shfaqen sikur atmosfera përfshin gjithë popullin, sikur ndjenja kolektive e zemërimit i ka pushtuar të gjithë; sikur protesta dhe urrejtja ndaj autoriteteve qeverisëse është e pakufi.

Opozita, pavarësisht këtij armiku që ka sulmuar shqiptarët, si kudo në botë, nxjerr çdo ditë një astrolog besimtar fanatik e praktikant të thekur fetar si dhe një pseudoregjizor amator. Bëjnë të njejtën gjë: akuzojnë qeverinë për përvetsim shumash të mëdha; e akuzojnë se bën

tenderime publike dhe vjedh në çdo tender; e akuzojnë se u shërben oligarkëve të biznesit të madh shqiptar (por nuk përmend emra oligarkësh), ku skandalet financiare mes tyre janë të përditshme; e akuzojnë (pa ardhur ende) se do vjedhi ndihmat e fondet për tërmetin e covid-19! Mbi të gjitha këto qëndron kryeakuza: kjo qeveri është e pa aftë të drejtojë dhe organizojë mbrojtjen e popullatës nga korona virusi dhe se po të ishin ata do bënin më mirë këtë e atë gjë!?

Në programet politike, si rregull, përcaktohet shtresa e shoqërisë që mbrohet dhe se partia do punojë e vuajë për mirëqenjen e kësaj shtrese. PD nuk e ka të qartë se kë mbron, për shkak se prona e elitës së partisë dhe elektorali i saj janë në kontradiktë. E pashmangshme (nga pikëpamja berishiste), por jo e vendosur në program, është qendrimi i urrejtjes për kundërshtarin politik. Kjo ndodhi si qendrim fill pas ardhjes në pushtet. E kemi ende të freskët luftën e re të klasave, e paprecedentë në lindjen europiane, tashmë me piramida të përmbysura. Ajo udhëhiqej e shtrirë në parimin: konsiderimin e kundërshtarit armik.

Kjo frymë ka shoqëruar kushtimin e veprimtarinë e veprimit opozitar. Kjo është një nga arsyet se pse u bashkua shumica e popullit për t’i dhënë votën PS. Dhe kjo do jetë përsëri arsyeja në zgjedhjet e ardhshme, kur për shkak të urrejtjes nxisin përçarjen për çdo nismë që ndërmerret. Në përkeqësimin mendor spikatin akuzat banale e të turpshme për ndihmën që ju dha Italisë fqinje me 30 mjekë e infermierë, i talli dhe i lëndoi disa prej tyre; për operacionin e mbartjes së shqiptarëve mbetur jashtë kufijve europianë; që shikon me dyshim e urrejtje çdo lëvizje të qeverisë, përfshirë dhe distancimin social dhe rregullat e rrepta; që nuk e hap “shpellën e Ali babait”, që nuk fal taksat, për ndihmën që duhet t’u jepet atij e këtij biznesi e personi, pa harruar sidomos mediat vizive superinflacioniste, një pjesë të pështira dhe haptas sherbëtore të denja të partive politike ose personazheve politikë. Ndiq paratë që të shkosh te pronarët e tyre.

Berishizmi nuk është paraqitur kurrë si program, përpos se si urrejtje, herë mes PD-së e PS-së, herë si Jug-Veri, herë si ish partizanë dhe bashkëpuntorë të fashizmit. Sjellja ka qëllim ta mbajë gjithnjë Shqipërinë në gjendje amoku e rebelimi, si një shoqëri barbare e paaftë të rigjenerojë vetveten. Ndaj, kur shohin se si gjithë Italia prej ditësh ka në epiqendër Edi Ramën, që i pari tregoi se si mund te ekzistojë solidariteti europian, të çoroditur nuk i zë gjumi.

Nuk është çështje fati, që një kryeministri i rritet vlera. Është amoku i kundërshtarëve te tij që ndikon në rritjen e vlerave të tij. Urrejtja ata nuk i lë të shohin dhe kontrollojnë veprimet. Nuk arrijnë të kuptojnë as Luli, as Tritani, as Paloka, as “Titi” se janë vetë ata, armiqtë e tij, që i sigurojnë lartësimin. Dhe vazhdojnë me ngulm e pandëprerje punën për triumfin dhe vlerën e Edit, sepse populli sheh dhe dëgjon. Nesër do jetë pikërisht ai që do t’u tregojë e japë përgjigjen se sa dhe çfarë përshtypje të keqe kanë lënë, ndodhur nën amok!

Next Post
“Sqarimi i fundit” i Kryeministrit Rama për shqiptarët e mbetur jashtë: Do të kthehen vetëm ata që janë keq!

"Hiqeni atë tra"/ Rama jep lajmin pas kërkesës që i bëri Vuçiçit: Sot nuk ka pengesa në kufi për kamionët e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

February 4, 2026
Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

February 4, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Qeveria ka falimentuar përballë gjyqësorit shqiptar

February 4, 2026
Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

February 4, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

February 4, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

February 4, 2026
Emri/ Falsifikonte kartat e identitetit për personat që kalonin ilegalisht kufirin, Apeli lë në burg specialistin e Zyrës së Shërbimit…!

Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

February 4, 2026
Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In