• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kjo natë sjell sfidën e 6 qarqeve ‘të vdekur’, ku do vendoset për rezultatin përfundimtar

by Java News
26/04/2021 23:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur duhen numëruar edhe më pak se 30% e qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë janë marrë tashmë disa verdikte të rëndësishme. Por ka disa qarqe që janë ende në garë dhe mund të ketë një përballje që të ofrojë surpriza. 

 

Foto ilustruese

Kur duhen numëruar edhe më pak se 30% e qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë janë marrë tashmë disa verdikte të rëndësishme. Kukësi tashmë ka përfunduar dhe surpriza nuk ka. Ashtu siç ishte parashikuar, Partia Demokratike e ka ruajtur bastionin e saj duke marrë 2 mandate përballë 1 të Partisë Socialiste.

Gjithashtu kemi një garë thuajse të mbyllur sa i përket mandateve në qarqet Lezhë (4 PD dhe 3 PS), Fier (9 PS dhe 6 PD), Berat (4 PS, 2 PD dhe 1 LSI), Gjirokastër (3 PS dhe 1 PD) dhe Vlorë (8 PS dhe 4 PD).

Por ka disa qarqe që janë ende në garë dhe mund të ketë një përballje që të ofrojë surpriza:

Elbasan

Aktualisht në Qarkun e rëndësishëm ndarja e 14 mandate është 9 për Partinë Socialiste dhe 4 për Partinë Demokratike.  PD është me 0.2% më shumë vota do i merrte një mandat PS-seë, por neë Qendrat e Votimit që ende nuk janë numëruar, sipas  votave të zgjedhjeve të vitit 2017, PS ka një depozite prej 16,800 votash kurse PD prej 14,700 votash. Po t’i reflektosh këtyre numrave trendin e këtij viti për këtë qark dhe njësite e tij, ku PS ka një rritje prej 11.7% kurse PD një rënie prej 3%. Ndaj sipas projeksionit diferenca thellohet akoma më shumë dhe PS ruan mandatin.

Tiranë

Aktualisht në Tiranë ndarja e mandateve është e tillë: 18 PS, 15 PD, 2 LSI dhe 1 PSD.  PS ka nevojë vetëm 0,5% vota me shume për të arritur mandatin 19-te në kurriz të PD-së.

Në Qendrat e Votimit të panumëruara, nëse do të merren në analizë votat e vitit 2017, PS ka një depozite prej 108,440 votash ndërsa PD një depozitë pre 76,480 votash. Duke i reflektuar ndryshimin e 2021, ku PD ka një rritje rreth 4% ndërsa PS është pothuajse ne vend, shtimi i këtyre votave për secilën parti, e le përqindjen thuajse të pandryshuar.  Mandati në këtë qark do të luhet deri në votën e fundit.

Dibër

Aktualisht në Dibër kemi një rezultat të ngushtë me ndarje të mandateve 3 për PD dhe 2 për PS.

Dibra ka numër tek mandatesh, 5, dhe meqë vetëm dy parti luftojnë për to, një vote e vetme me shume përkthehet në një mandat. Do të jetë një gare e forte deri ne kutitë e fundit, me PD që ka një avantazh të lehtë.

Durrës e Korçë

Në Qarkun e Durrësit ndarja e mandateve është 8 me 6 dhe në Qarkun e Korçës 6 me 5, në të dyja rastet kryeson Partia Socialiste.

LSI ka nevojë për 0.3% për t’i marrë një mandat PS-së, por depozita e votave përshtatur me trendin e këtij viti në të dy qarqet, sugjerojnë që LSI do të humbëse përqindje në të dy qarqet, dhe PS do ruajë mandatin.

Shkodër

Në këto momente 11 mandatet e Korçës janë të ndarë në këtë mënyrë: 3 PS, 5 PD, 1 LSI dhe 2 PSD. PD do të tentoje deri ne fund t’i marrë një mandat PSD-se për ta çuar rezultatin në 3-6-1-1. Duke qene se PSD është një lojtar i pazakontë, është e vështirë të bëhen parashikime, por gjasat janë që ta ruaje mandatin e dytë në Shkodër.

 

Next Post
3 mandate në Gjirokastër, Bledi Çuçi arrin objektivin maksimal të PS-së

3 mandate në Gjirokastër, Bledi Çuçi arrin objektivin maksimal të PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

Rama në SHBA, reagon Mediu: Vizitë normale! S’ka asgjë të veçantë që u takua me Trumpin

February 20, 2026
LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

February 20, 2026
VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

February 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

“Berisha helm i gjallë”/ Çupi: PD edhe në qeveri edhe në opozitë vetëm djeg dhe vret

February 20, 2026
Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

February 20, 2026
NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

February 20, 2026
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin?”, Murrizi: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

February 20, 2026
Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

February 20, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

February 20, 2026
Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke

Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In