• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo luftë zhvillohet vetëm për një shkak: Lyrës

by Namir Lapardhaja
31/10/2022 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Politikën në Shqipëri mund ta përkufizonim me pak fjalë: ajo është ngrënia e lyrës me mjete të tjera.

Nuk e besoni?!

“A e ngjyen ndopak?” pyetet prej të gjithëve ai që sapo ka filluar punë në shtet apo në ndonjë vend të përfolur për përfitmie ekonomike.

Çfarë mund të ngjyhet përveç lyrës? Se rroga nuk ngjyhet! As leku nuk rrëshket pa lyrë!

Ose harroi për një moment këta obezët e pushtetit të lyrës… dhe shih se kush lufton më shumë në radhët e së ashtuquajturës opozitë…

Bëjuni analizat e gjakut kur janë në opozitë dhe pa pushtet dhe do të shihni se janë në rregull, si kokrra e mollës.

Sapo bëjnë të marrin pushtetin dhe të zënë ndonjë post, do t’i shohësh yndyrnat që tejkalojnë çdo normë si pasojë e lyrës në gjak…

Pse është kaq e madhe lufta për pushtet? A mos vetëm për karrige dhe për timon? Për bravë, vulë, seli dhe tepsi?

Jo, jo! Kjo luftë zhvillohet vetëm për një shkak: lyrës.

Qeniet e zbrazëta që merren me politikë këtu tek ne, në rrethe dhe qendër, ndër qytete dhe kryeqytet, nuk mund të qëndrojnë pa u zhgryer në lyrë.

A nuk e keni parë se sa shpejt konsumohet pushteti në Shqipëri, pavarësisht votës së madhe të elektoratit?! A nuk e keni parë se sa shpejt bëhen bajatë politikanët hipokritë që të bezdisin me puthjet tërë jargë para dhe gjatë fushatës dhe të harrojnë, sikur të mos të të kishin njohur kurrë, sapo zgjedhjet përfundojnë?

A nuk është kjo si pasojë e lyrës së madhe, tek e cila, pasi ke mbaruar “pjatën” tënde, i je futur lyrës me kokë dhe i bie pashë më pashë si peshku në det…, domethënë në lyrë…

Po këta “opozitarët” e sotëm, që zhgryheshin dje në pushtet, pse rendin kaq molepsshëm pas pushtetit…?! Më falni, pas lyrës!

Ka vetëm një arsye: u ka shterur qypi i lyrës…

Çfarë kanë të tjerët më shumë?! U bën kaq vite larg lyrës! Po ata s’do ta ngjyejmë ndopak në lyrë? Dorën? –  pyete. Po fjala që bie, se lyra nuk shijohet me dorë… Ajo ka një veçori që, pasi ke mbaruar tepsinë, të hipën një dëshire e madhe, or ti, t’i fusësh turinjve një të fshirë me mëngën e bluzës a xhaketës….

Pikërisht lyrën që të pikon nga cepat e buzëve, të ka marrë cepat e mustaqeve dhe mjekrën dhe është nisur për poshtë e, nëse nuk tregohesh i kujdesshëm, është gati të të mbysë.

Kujdes, je i gjithë në lyrë. Kokë e këmbë.

Përse gjithë kjo zhgryerje në lyrë?! Për të mirën e popullit dhe të… lyrës.

Imagjino një popull dietik si ky i yni dhe të shihte të gjithë politikanët që ishin të kujdesshëm ndaj lyrës?!

Nuk e ngjyen ai?!

Po ai s’është për veten e tij, si mund të jetë për ne?!

Ndjesë, por unë e kam bezdi lyrën!

Ik, çuno, se s’je për këtë punë ti!

Hajde të ngremë një dolli me… lyrë!

Më falni, por unë s’pi!

Aaaa…, ke ngatërruar korsi…! Ik bëj ndonjë punë tjetër se lyra do bythë…

Ja kështu po e mbyll… Lyra t’dashtë…

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Java e parë e nëntorit me surpriza/ Ja ç'kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat e horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In