• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kjo legjislaturë nuk e pastron dot kënetën

by Ben Andoni
24/04/2025 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një shprehje që e shoqëronte shpesh mençurinë e të vjetërve tanë: Moti i mirë duket që në mëngjes. Ky është një përcaktim që në realitetin modern ka kohë që nuk qëndron. Ndryshimet klimatike dhe sfida që po i bëjnë të “mëdhenjtë” e botës e sfidon edhe këtë, ashtu si shumë gjëra të tjera. Kurse në politikën tonë, kjo po tregohet nga cilësitë e kandidatëve që janë në listat e mbyllura dhe që përbëjnë gati 2\3 e legjislaturës së ardhshme.

Ndaj, le të qëndrojmë në vendin tonë ose moçalin, ku na kanë lënë realisht politikanët. Zgjedhjet e vitit 2025 besohej se do të bënin ndryshim të paktën në retorikën e kryeministrit Rama dhe sfiduesit të tij ish-kryeministrit Berisha për problemet e mëdha që rrethojnë vendin, por ata nuk po tregojnë asgjë nga dhe për ndryshimin e mirëkuptueshëm. Në vend të kësaj, kemi vetëm ofendime, shkelje të kodeve më të thjeshta morale dhe mllef. Pafund mllef. Nuk është argumenti i këtij shkrimi të tregojë detaje dhe leksikun e politikës sepse ato po kthehen në hite për të pasionuarit e rrjeteve sociale por pse vallë nuk duan të ndryshojnë?! Ka një fakt dhe kjo lidhet me atë që besojnë politikanët tanë kryesorë sikur vetëm ata mund të sjellin ndryshimin, kurse ata që i rrethojnë arrijnë të manipulojnë bukur zgjedhësit. Seç i bëri PD-së deri tani drejtimi dhe personalizimi i Berishës i ka dhënë rezultatet në përçarjen e madhe të partisë; ashtu si identifikimi i PS-së me Ramën (deri te slogani) po bëhet shqetësues për demokracinë dhe shuarjen e çdo alternative. Tek kjo e fundit si argument qëndron fitorja e tre mandateve, e cila fashit gjithçka.

Shkrimtari i madh rus Solzhenicini në anatominë që i bëri shoqërisë ruse vuri re se në masë njerëzit mbeten të aftë për të keqen. Rasti shqiptar e përforcon. Eksperimentet nga Milgram Experiment dhe Stanford Prison Experiment (studimi i 1971) konfirmuan atë që ka shekuj që dihet se: “pushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton absolutisht”, Lord Acton e artikuloi këtë shqetësim në një letër drejtuar peshkopit Creighton më 5 prill 1887, shumë kohë para këtyre. Një gjë ka mbetur dhe është e ditur: pushteti që të funksionojë kërkon njerëz të rinj dhe mandate të kufizuara. Demokratizimi i funksionit dhe strukturave të partive, mbajtja e parimeve morale dhe Mea Culpa-t e sinqerta (Rama nuk e njeh si faj paraqitjen përballë drejtësisë së njerëzve të tij; Berisha & Co e quajnë padrejtësi vetë Drejtësinë tonë), balancimet e pushteteve, vetëdija e individëve që i drejtojnë dhe afatet e shkurtra të shërbimit bëjnë që korrupsioni të vuajë ballë digës së shtetit. Por njohësit më të mirë të shtetit shtojnë edhe diçka që hera-herës duhen disa individë me karaktere të larta morale që të vijnë për të “pastruar kënetën”. Me sa duket, ky nuk do të jetë rasti i kësaj kënete, artikuluar kaq shumë nga politikanët e vitit 2025, sepse moti është dukur që në mëngjes me listat dhe kandidatët kryesorë, të cilët do të na përfaqësojnë. (Javanews)

Next Post
Meta nën hetim për disa vepra penale, SPAK dërgon letërporosi në SHBA, do të thirret edhe Kryemadhi

"S'ka Romeo e Zhuljeta 50-vjeç”! Kryemadhi: Dikur e jepja jetën për Metën, por sot s’jam 20-vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com