• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koronavirusi/ Kjo krizë mund të përfundojë në një nga këto katër mënyra

by Java News
13/04/2020 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Devi Sridhar

Në një univers paralel, një virus i ri sapo është përhapur në Kinë. Vendi e indetifkon shumë shpejt patogjenin, mbyll kufijtë, ndërmerr një fushatë të paprecedentë për të shkatërruar virusin, dhe arrin që të sigurojë që vetëm pak raste me virus të dalin nga vendi. Vende të tjera që kanë raportuar raste si Korea e Jugut, Taivani, Hon Kongu dhe Singapori, kanë indetifikuar me shpejtësi të gjitha rastet e infektuara, kanë gjurmuar njerëzit me të cilët kanë kontaktuar, izoluar mbartësit e virusit dhe ndaluar shpërndarjen. Nga kjo strategji me tre pika – testim, gjurmim, izolim – virusi u shkatërrua me sukses. Njerëzimi është i sigurt.

Në realitet, Sars-Cov-2, Koronavirus, i shpëtoi ndërhyrjes së sistemit shëndetsor të qeverisë kineze dhe u shpërnda në të gjithë botën. Ndërkohë që qeveria nuk e mori seriozisht në fillesat e veta, virusi në heshtje u shpërnda nëpër komunitete, duke infektuar, hospitalizuar dhe vrarë njerëz. Virusi është shumë i rrezikshëm – shpërndahet aq lehtë sa kolla dhe gripi, edhe nga individët që nuk kanë simptona të dukshme, dhe të dhënat më të fundit tregojnë që vetëm 5% e njerëzve që infektohen do kenë nevojë të shtrohen në spital. Nga këto 30% do të kenë nevojë për kurim intesiv. Dhe llogaritet që 0.6-1.4% e atyre që do infektohen me virus, do të vdesin.

Bota tani ka më shumë se 1 milion raste të konfirmuara me koronavirusi. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 400,000 raste dhe po i afrohen 13,000 vdekjeve, kanë kapërcyer Kinën, ku ka pasur afërsisht 82,000 raste dhe 3,000 vdekje. Gjysma e të gjitha rasteve të konfirmuara janë tashmë në Evropë. Vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura të mesme janë vetëm disa javë prapa. Ndërsa kombet të tilla si Senegali, Liberia dhe Nigeria e kanë treguar veten të gatshme për të përballuar këtë sfidë, qeveritë e tyre janë të kufizuara nga mungesa e burimeve, kujdesit shëndetësor dhe kapacitetit të testimeve. Të tjera, si Brazili, India dhe Meksika, duket se po e mohojnë atë që do të vijë.

Ende nuk e dimë se cila përqindje e saktë e popullsisë në botë, është tashmë ekspozuar ndaj virusit. Pa një testim masiv të besueshëm që mund të përcaktojë nëse dikush që ka pasur virusin dhe mund të të jetë imun pasi e ka kaluar, nuk është e qartë se sa njerëz e kanë virusin, por nuk tregojnë simptoma. Roli i fëmijëve në transmetim është gjithashtu i paqartë; fëmijët nuk janë as imunë dhe as duket se janë prekur shumë.

Po tani çfarë? Bazuar në ato që kam mësuar nga publikimet dhe përgjigjet e vendeve të tjera ndaj virusit, ekzistojnë katër skenarë të mundshëm për mënyrën se si mund të përfundojë kjo. Njëra është që qeveritë të bëhen së bashku për të rënë dakord me një plan, për të realizuar një diagnostikues të shpejtë dhe të lirë nëpër pikat e kujdesit shëndetësor. Të gjitha vendet do të mbyllnin njëkohësisht kufijtë e tyre për një kohë të dakordësuar, dhe do të zhvillonin një fushatë agresive për të identifikuar bartësit e virusit dhe për të parandaluar transmetimin.

Kjo qasje duket e pamundur pasi virusi është përhapur në mënyrë agresive, dhe disa vende kanë qenë jo të gatshme për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Por mund të bëhet më realiste për tre arsye: terapitë antivirale të përdorura për të parandaluar ose trajtuar simptomat e Covid-19 mund të jenë të dobëta; një vaksinë mund të kërkojë dekada për t’u prodhuar; dhe imuniteti mund të jetë vetëm afatshkurtër, duke hasur me valë të shumta infeksioni, madje edhe brenda të njëjtit individ. Zelanda e Re aktualisht është duke provuar një version të kësaj qasje; vendi ka mbyllur kufijtë, ka në fuqi një bllokim total dhe po përfundon testimin e komunitetit për të zhdukur virusin.

Një skenar i dytë, i cili duket më i mundshëm, është se testimet e para për vaksinat janë premtuese. Ndërsa prisnin vaksinën, vendet do të përpiqeshin të vononin përhapjen e virusit gjatë 12-18 muajve të ardhshëm përmes bllokimeve të përhershme. Autoritetet shëndetësore do të duhet të parashikojnë, tre javë përpara, nëse ka mjaftueshëm shtretër, ventilatorë dhe staf për të trajtuar ata që janë të infektuar. Mbi këto baza, qeveritë mund të vendosin nëse do të ndalin ose forcojnë më tej masat e karantinës.

Por ky skenar është larg idealit. Sistemet shëndetësore do të vazhdojnë të tensionohen, dhe kostot ekonomike dhe sociale të bllokimit janë të larta. Bllokimet e përsëritura mund të çojnë në papunësi masive, në rritje të varfërisë tek fëmijët dhe trazira sociale. Në vendet më të varfra, më shumë njerëz mund të vdesin nga bllokimi sesa nga vetë virusi: nga kequshqyerja, sëmundjet e parandalueshme prej vaksinave, ose dehidratimi për shkak të mungesës së ujit të pastër.

Një skenar i tretë dhe madje më i pëlqyeshëm është që vendet të ndjekin shembullin e Koresë së Jugut ndërsa presin për një vaksinë: rritjen e numrit të testimeve për të identifikuar të gjithë të infektuarit me virus, gjurmimin e njerëzve me të cilët kanë kontaktuar dhe karantinimin e tyre deri në tre javë. Kjo do të përfshijë një planifikim në shkallë të gjerë, zhvillimin e shpejtë të një aplikacioni për gjetjen e kontakteve dhe mijëra vullnetarë për të ndihmuar në gjetjen e të dhënave, përpunimin e rezultateve dhe monitorimin e karantinës. Mund të zbatohen masa më të qeta për distancimin fizik, për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të lehtësuar presionin mbi sistemet e kujdesit shëndetësor.

Në mungesë të një vaksine të vlefshme për të ardhmen, një skenar përfundimtar mund të përfshijë menaxhimin e Covid-19, duke trajtuar simptomat e tij dhe jo shkaktarin e tij. Mjekët mund të realizojnë terapi antivirale që parandalonë përkeqësimin e pacientëve deri në atë pikë ku ata kanë nevojë për kujdes intensiv, ose parandalimin e vdekjes së tyre kur të arrijnë në një fazë kritike. Një zgjidhje edhe më e mirë do të ishte përdorimi i terapisë profilaktike për të parandaluar shfaqjen e Covid-19, duke bërë testime të shpejta diagnostikuese për të identifikuar ata që janë infektuar. Në vendet me burime, kjo mund të jetë e mundshme – por për vendet më të varfra kjo qasje do të ishte e vështirë, në mos e pamundur.

Nuk ka zgjidhje të lehtë. Muajt që do të vijnë do të kërkojnë një ekuilibër të brishtë midis interesave të shëndetit publik, shoqërisë dhe ekonomisë, me qeveritë që duhet të mbështeten tek njëra-tjetra më shumë se kurrë më parë. Ndërsa gjysma e betejës do të jetë në zhvillimin e mjeteve për të trajtuar virusin – një vaksinë, terapi antivirale dhe testime të shpejta diagnostikuese – gjysma tjetër do të jetë prodhim i dozave të mjaftueshme, shpërndarja e këtyre në një mënyrë të drejtë dhe të barabartë, dhe sigurimi i arritjes së tyre tek cdo person në të gjithë botën. /The Guardian – Bota.al/

Next Post
Rama mesazh qytetarëve: Po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë ndaj COVID-19

“Ai me super vilë në mes të Tironës, ti i çon ndihma”, Rama i përgjigjet qytetarit që iu ankua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

February 9, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

February 9, 2026
Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In