Një grua 91-vjeçare e cila ka punuar në Auschwitz gjatë luftës së dytë botërore, është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e së paku 260 mijë hebrenjve.
Një gjykatë në qytetin Kiel, në veri të Gjermanisë, është duke vendosur nëse do të vazhdojë me gjykimin gjatë vitit të ardhshëm. Sipar kryeprokurorit të qytetit, Heinz Dollek, ajo ishe pjesë e njësisë që përbëhej nga femrat të cilat ndihmuan nazistët në kampet e përqëndrimit.
Ajo kishte punuar si operatore e telegrafit në kampin Auschwitz gjatë periudhës prill – korrik 1944. Këta tre muaj korrespondojnë me kohën kur një numër i madh i hebrenjve nga Hungaria ishin ekzekutuar në dhomat e gazit.









