Monica Spear, Miss Venezuela, këtë video e publikoi një ditë para se të vdiste tragjikisht. Atë e vranë bashkë me ish-burrin kurse vajzën pesë vjeçe ia plagosën. Ajo dhe ish-burri i saj, Henry Berry, janë vrarë nga bandat e armatosur në rrugën ndërmjet Puerto Cabello dhe Valencia në Venezuela.
Monica Spear jetonte në Miami, ndërsa po qëndronte për pushime në vendlindjen e saj, ku edhe humbi jetën.
Monica Spear (1 tetor 1984 – 6 janar 2014) ka qenë aktore telenovelash nga Venezuela, Miss Venezuela 2004 dhe ka prezantuar Venezuelën në Miss Universe 2005. Video është publikuar në profilin e saj në Instagram më 5 janar 2014.









