Kjo është vajza më e zgjuar në botë
Ajo është vetëm 12 – vjeç, por ka një koeficient inteligjence më të lartë se gjenitë e botës, Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Nicole Barr nga Essex i Britanisë së Madhe tashmë bën pjesë në 1 përqindëshin e njerëzve më të zgjuar të globit.
Nicole mori 162 pikë, dy më shumë se fizikanti nobelist Einstein dhe astrofizikantin Hawking. Ajo u shpreh e shokuar nga rezultati, ndërsa prindërit krenarë për të bijën, që ëndërron të bëhet pediatre.
Ajo punon shumë, tha e ëma, qëndron pas shkollës për të bërë detyrat e shtëpisë, pa lënë një ditë të shkojë dëm. Qysh e vogël, gjente gabimet në libra apo revista. Është e qeshur, i pëlqen humori dhe gjithnjë kërkon të bëjë diçka shtesë.
I ati i Nicole, punëtor në rregullimin e rrugëve, tha se Nicole është shembulli i vërtetë, se gjenitë nuk njohin prejardhjen apo shtresë shoqërore.
Për mësuesen, 12 – vjeçare nuk është veçse një nxënëse e rrallë, që punon shumë dhe kryen disa aktivitete njëherësh. Koeficienti i Inteligjencës apo IQ mesatare për të rriturit është 100. Çdo rezultat mbi 140 përfshihet në nivelin e gjeniales.









