Disa foto të shtëpisë së Gjergj Fishtës janë postuar në rrjetet sociale, disa ditë para ditëlindjes së krijuesit të “Lahutës së Malcis”.
Në foto duket haptazi gjëndja në të cilën është lënë shtëpia e poetit të madh shqiptar. Madje kjo shtëpi, e cila duhej të ishte një banesë muze ka shërbyer edhe për stokimin e kallamishteve të misrit.











