Eurodeputetja spanjolle, Iratxe Garcia Perez u zgjodh sot presidente e grupimit të social-demokratëve S&D në Parlamentin Europian.
Emrin e saj e propozoi shefi i demokratëve, David Sassoli.
Ish-presidenti i këtij grupimi, gjermani Udo Bullmann, njoftoi dje tërheqjen nga kandidatura.
/a.r










