Një burrë vendosi që të ndahej nga bashkëshortja, por për ti thënë lamtumirë vendosi ti shkruante një letër.
“E dashur grua,
Po ta shkruaj këtë letër për të të thënë se po të lë përgjithmonë. Kam qenë një burrë i mirë për ty për 7 vite dhe për këtë arsye nuk kam më asgjë çfarë të të tregoj. Këto dy javët e fundit kanë qenë një ferr i vërtetë. Shefi yt më telefonoi për të më thënë se sot e le punën dhe ajo ishte pika e fundit e durimit. Javën e kaluar, u ktheve në shtëpi dhe as që e vure re se kisha prerë flokët në model tjetër, se kisha gatuar pjatën tënde të preferuar dhe se kisha veshur një palë bokser të reja sateni. Hëngre për dy minuta dhe re direkt të flije, pasi përdore gjithë produktet e tua të bukurisë. Nuk më thua më se më do, nuk do më seks apo çdo gjë tjetër që të na mbajë të bashkuar si burrë dhe grua. Ose po më tradhton, ose nuk më do më, gjithsesi unë po ik. Ish-bashkëshorti yt.
Post scriptum: Mos u mundo të më kërkosh. Unë dhe motra jote po shkojmë bashkë në Virginia, SHBA. Jetë të mbarë.”
Gruaja iu përgjigj letrës së burrit duke i shkruar:
“I dashur ish-burrë,
Asgjë nuk mund ta bënte ditën më të bukur se sa letra jote. Është e vërtetë që unë dhe ti kemi 7 vite të martuar, edhe pse dukesh një burrë i mirë, është krejt ndryshe nga ajo që ke qenë në të vërtetë. I shoh aq shumë sapunët dhe produktet e mia të bukurisë se dua që brenda tyre të mbytet natyra jote e të marrit keq çdo gjë që nuk funksionon.
E vura re kur i preve flokët javën e kaluar, dhe gjëja e parë që më erdhi ndërmend ishte të të thoja, ‘Dukesh fiks si vajzë!’ Por që nga momenti që nëna ime më tërhoqi vëmendjen të mos të të thoja asgjë që të mos ishte e këndshme, nuk komentova.
Dhe kur gatove pjatën time të preferuar, duhet të më kesh ngatërruar me time motër, pasi kam 7 vite që nuk ha mish derri. Sa i takon bokserave të satenit, të ktheva kurrizin pasi kishin ngjitut çmimin prej 49.99 dollarësh të cilën ti nuk e kishe hequr dhe u luta që të ishte një rastësi që ime motër më kishte kërkuar 50 dollarë atë mëngjes, shkruan noa.al.
Pas gjithë këtyre të doja ende dhe mendoja se mund të zgjidhnim çdo gjë. Bleva një biletë gërvisht dhe fito dhe fitova 10 milionë dollarë, në mënyrë që të rregulloja gabimin ndaj teje bleva dy bileta për në Gjermani, lashë punën dhe mora paratë dhe u ktheva në shtëpi, por pashë që ti kishe ikur.
Gjithçka ndodh për një arsye mendoj. Shpresoj që të marrësh jetën që ke dëshiruar gjithmonë. Avokati im më tha se letra që ke shkruar më siguron që nuk do përfitosh asnjë qindarkë. Ndaj shihe vetë jetën tënde.
Me firmën e ish-gruas tënde, e pasur sa dreqi!
Post scriptum: Nuk e di nëse ta kam thënë këtë, motra ime Carla ka lindur Carl. Shpresoj të mos e kesh problem…”
/a.r