• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo është koha e Edi Ramës

by Artur Ajazi
02/03/2021 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha ka nisur prej kohësh betejën për tu rikthyer në pushtet. Me bilancet më negative që mund të ketë një kryetar partie që ka 8 vite në opozitë, ai mundohet të nxjerrë nga “dheu” teori konspirative për të bërë të besueshme akuzat ndaj qeverisjes Rama, ndërkohë që kryeministri vetëm 48 orë më parë ka marrë përgëzime të tjera në Bruksel. Ai ka takuar me rradhë nga Presidenti Parlamentit Europian David Sassoli, apo Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, duke marrë prej tyre jo vetëm garancinë për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, (pas plotësimit të kushteve) por edhe premtimin për një vazhdimësi të gjatë dhe bashkëpunim më të frytshëm pas 25 Prillit.

Edi Rama, tanimë e ka të shtruar “trasenë” e fitores së mandatit të tretë, ndërkohë që kantieret e punës për ndërtimin dhe rindërtimin e qyteteve, lagjeve dhe banesave në zonat e prekura nga tërmeti, punojnë non-stop 24 orë. Pandemia dhe përballimi i saj me sa më pak dhimbje, ka qenë dhe mbetet prioriteti i qeverisë dhe kryeministrit Rama, kurse vaksinimi i popullatës sipas një plani të detajuar ka nisur dhe vazhdon me sukses. E vetmja “borie” që bie tam-tam gjithë ditën e gjithë natën mes këtij vrulli pune dhe angazhimesh, mbetet ajo që del nga Partia Demokratike, dhe që shoqërohet banalshëm nga “melodia” e çjerrë e kreut të shtetit, jo në detyrë. Edi Rama po i përmbahet si burrë shteti një betimi të madh, për të bërë Shqipërinë. Dhe ky mision historik, nuk bëhet me gjumë por me punë, nuk bëhet me hatërllëqe kunetërish dhe baxhanakësh,por me reforma të pakthyeshme drejt sfidave dhe së pamundurës, për të fituar jo vetëm kohën e humbur, por edhe besueshmërinë e votës së shqiptarëve.

Edi Rama në 25 Prill, ka përballë kapanonin e gjumashëve dhe celulën e mashtruesve, ka përballë ish-pushtetarët e së keqes dhe mesjetarët e kohëve moderne, dhe do të fitojë. Alternativa e koalicionit të gjumashëve dhe mashtruesve mbetet “rikthimi në pushtet me çdo mjet”, kurse Edi Rama kërkon me të drejtën morale dhe ballin lart, mandatin e tretë, për të vazhduar dhe përfunduar projektet e transformimit rrënjësor të vendit.Duke renditur pa mburrje dhe eufori arritjet e këtyre dy mandateve të para, Edi Rama do të deklaronte se “janë plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit, të mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se rindërtimi kushedi kur do të bëhet…apo dhe se pandemia do të na gjunjëzojë”. Në kohë krizash, politikani i përgjegjshëm, nuk kërkon pushtet me një listë të gjatë premtimesh që nuk ka mundësi kurrë ti realizojë, por reflekton dhe vlerëson me objektivitet çdo mundësi që lehtëson hallet dhe problemet e popullit. Historia e Edi Ramës është e shkruar me punë dhe premtime të mbajtura, ashtu si ajo e Partisë Socialiste, që mbetet një forcë politike potencialisht e përgjegjshme

.E ndërsa tranzicionit të gjatë i ka ardhur fundi,e veçanta që ka ndodhur në mentalitetin e votuesit shqiptar mbetet fakti, se po vlerësohet gjithnjë dhe më shumë punëbërësi dhe jo dembeli, fjalëmbajturi dhe jo mashtruesi, i afti dhe jo mediokri. Përrallave me “pishtarë dhe ithtarë të demokracisë”, apo me “koalicione fitoresh” për të kapur ca vota më shumë, apo rikthyer në pushtet u ka dalë boja. Koha e tyre ka mbaruar, kjo është koha e Ramës.

Next Post
Nuk respektuan masat anticovid, ndëshkohen mbi 800 persona në 24 orët e fundit

Nuk respektuan masat anticovid, ndëshkohen mbi 800 persona në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In