• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo është koha e arsyes!

by Linda Karadaku
05/03/2019 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë flasim për lirinë, lirinë për të qeverisur dhe lirinë për të protestuar, lirinë për të lënë mandatet e deputetit dhe lirinë për ta marrë atë nga një listë partike, lirinë për të folur dhe lirinë për të heshtur, lirinë për të sharë dhe akuzuar dhe lirinë për tu kundërpërgjigjur; lirinë për të hedhur shashka dhe lirinë për të hedhur gaz lotsjellës, lirinë për të bërë luftë dhe lirinë për të bërë paqe! Një nga baballarët e kombit amerikan, Abraham Lincoln ka thënë se bota kurrë nuk ka pasur një përkufizim të mirë të fjalës liri.

 

“Ne të gjithë deklarohemi për liri; por, duke përdorur të njëjtën fjalë, nuk nënkuptojmë të gjithë të njëjtën gjë. Për disa, fjala liri mund të jetë që secili të bëjë siç do me veten dhe produktin e punës së tij; ndërsa për të tjerët, e njëjta fjalë mund të thotë që disa njerëz të bëjnë atë që u pëlqejnë njerëzve të tjerë dhe produktit të punës së njerëzve të tjerë. Këtu janë dy gjëra jo vetëm të ndryshme, por të papajtueshme, të quajtur me të njëjtin emër – liri. Dhe si rrjedhojë, secila prej tyre, quhet nga palët përkatëse, me dy emra të ndryshëm dhe të papajtueshëm – liri dhe tirani,” thotë Abraham Linkoln.

 

Liria për të cilën të gjithë flasim, secili në mënyrën e vet të të kuptuarit të saj, është antidoti i frikës. Nja nga baballarët e tjerë të kombit të madh amerikan, Harry Truman, thotë se Amerika u ndërtua me kurajo, imagjinatë dhe një vendosmëri të pamposhtur për të bërë punën që duhej të bënin.  Nuk ka asnjë arsye që ne të mos ndjekim të njëjtën logjikë për ta bërë Shqipërinë ashtu sic e dëshirojmë ne, prindërit, dhe fëmijët tanë. Por në gjithë përpjekjet për të bërë këtë, ne nuk mund dhe nuk kemi të drejtë të rrezikojmë këtë që kemi, këtë që është arritur nga vuajtjet, gjaku dhe përpjekjet e brezave të tërë. Shqipërinë që kemi e trashëguam dhe detyra jonë është ta ruajmë dhe ta zhvillojmë.

 

Babai tjetër amerikan, Theodore Roosevelt, thotë se në historinë e njerëzimit, shumë republika janë ngritur, kanë lulëzuar për një kohë të madhe ose të vogël, dhe pastaj kanë rënë sepse qytetarët e tyre humbën pushtetin e të qeverisurit të vetes dhe në këtë mënyrë, edhe qeverisjen e shtetit të tyre. “Dhe në asnjë mënyrë nuk është treguar kaq shpesh dhe kaq qartë kjo humbje e pushtetit sesa në tendencën për ta kthyer qeverinë në një qeveri kryesisht për të mirën e një klase në vend të një qeverie për të mirën e njerëzve në tërësi,” thekson ai. Ky është rreziku që vjen nga, dhe për qeverinë e cdo vendi, e cila ka në dorë qeverisjen. Por i njëjti rrezik vjen nga, dhe për opozitën, e cila ka në dorë të bëjë kundërshtarin politik, për interesat e veta apo për interesat e popullit në tërësi. E mira e njerëzve në tërësi ndërtohet nga të dyja palët në një sistem demokratik, parlamentar. Për t’i vënë pikat mbi i këtij konkluzioni, do vazhdoj me presidentin e rradhës, John Adams: “Mënyra për të siguruar lirinë është ta vendosni atë në duart e njerëzve, domethënë t’u jepni atyre pushtetin në të gjitha kohët për ta mbrojtur atë në legjislaturë dhe në gjykatat e drejtësisë.” Këto janë dy nga shtyllat e një sistemi demokratik, për të mos lejuar rrëshqitjen në diktaturën e një njeriu apo një grupi njerëzish, ose në diktaturën e rrugës. Rruga mund të përdoret nga njëra palë, pastaj nga pala tjetër dhe në një konkluzion të frikshëm nga dy ose më shumë palë kundërshtare. Kjo përkthehet në fund luftë civile dhe ne e kemi provuar tashmë! Kurrë më!

 

Kjo është koha e arsyes për të gjithë ata që e duan këtë vend vërtetë, për të gjithë ata që lindin, rrisin dhe shkollojnë fëmijët e tyre këtu, për të gjithë ata që ngrohen në diellin e këtij vendi dhe ndjejnë në mish të ftohtën therëse të tij, për të gjithë ata që në familjet e tyre, në breza, i kanë dhënë aq shumë Shqipërisë dhe Shqiptarisë.  Kjo është koha e burrave dhe grave të mencur dhe trima që marrin vendime të mëdha në kohëra të jashtëzakonshme. Për Shqipërinë dhe Shqiptarinë! “Shumë më mirë është të guxojmë gjëra të fuqishme, të fitojmë triumf të lavdishëm, edhe pse të kontrolluara nga dështimi, sesa të rradhitemi me ata shpirtra të varfër që as nuk gëzojnë shumë e as nuk vuajnë shumë, sepse ata jetojnë në muzgun gri që nuk njeh as fitoren, as humbjen,” thotë Theodore Roosevelt. Ashtu qoftë!

 

Next Post
Pompeo: Sërish negociatorë në Phenian

Pompeo: Sërish negociatorë në Phenian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

December 8, 2025
“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

December 8, 2025
Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

December 8, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Dhjetor 2025

December 8, 2025
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

December 8, 2025
Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

December 8, 2025
Sherri nisi në ‘IG’, si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi dhe e goditën me sende të forta

Sherri për banesën e marrë me qira, plagoset pronari i shtëpisë! U përleshën fizikisht, më pas…

December 8, 2025
I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

December 8, 2025
Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

December 8, 2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In