• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo është kartolina e Shqipërisë

by Ben Blushi
23/07/2022 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

Këtë foto e kam shkrepur në Vlorë para disa ditësh.

Zakonisht mua nuk më bëjnë përshtypje çuditë shqiptare që shartojnë në çdo cep të Shqipërisë mënyrën tonë tradicionale të jetesës me shkëlqimin verbues të modës së ditës.

Por kjo foto e një burri që e ndan çadrën, diellin dhe plazhin me makinën e tij, është fantastike si pozicion artistik dhe karakteristike si zakon shqiptar.

Ajo demonstron një nonchalance apo një moskokëçarje totale.

Dyshoj se ka një plazh tjetër në botë, ku një burrë bashkë me gruan dhe fëmijët fut dhe makinën në çadër.

Ai është plotësisht i relaksuar dhe bota përreth po ashtu është shumë e qetë me prezencën e tij.

Kjo lloj Shqipërie që ka zakonet dhe sjelljet e veta tipike të një vendi që ka jetuar shekuj në izolim duket sikur po zhduket, por ajo është aty.

Dhe sipas meje është shumë mirë që është.

Në fund të fundit ky burrë është në të drejtën e tij, ai po shijon natyrën dhe njerëzit që i kalojnë përpara çadrës pa shkelur asnjë ligj, pa shqetësuar askënd dhe pa pyetur askënd.

Vetmia e tij dhe njëkohësisht shoqëria familjare apo intimiteti që ka me makinën, është perfekt.

Ai nuk kërkon asgjë më shumë nga jeta sesa të mbrojë veten dhe makinën nga dielli, në një ditë pushimi kur nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë.

Në një shoqëri më të disiplinuar dhe më cinike, rast në të cilin shoqëria jonë fatmirësisht nuk bën pjesë, çështja do shtrohej nëse lejohet apo jo makina në një plazh publik.

Por unë mendoj se nuk është kjo çështja.

Ose nëse kjo është një çështje është një çështje e vockël.

Çështja është diçka tjetër.

Qetësia dhe normaliteti i një burri që mbron makinën me çadër apo që ka varur çadrën mbi makinë është për tu patur zili.

Ky burrë është personifikimi e një njeriu që nuk ka asnjë hall, nuk ka asnjë mendim.

Dikur kam shkruar një faqe për mundësinë e njeriut për të hequr dorë nga mendimet në mënyrë të ndërgjegjshme apo vullnetare.

Thënë ndryshe, a mund të fitojë dot njeriu aftësinë për të mos menduar, qoftë me disiplinë qoftë me hape, qoftë me ndërhyrje të tjera në trurin apo psiqikën e tij?

Nëse një ditë kjo ndodh, ky do ishte hapi i parë drejt lumturisë së përhershme.

Më në fund e gjeta këtë njeri që e kisha imagjinuar në një faqe të romanit tim Kandidati.

Aty kam përshkruar një burrë që pasi djeg një qytet, shkon në një plazh dhe vendos të mos mendojë.

Sipas meje ky burrë është për tu admiruar. Kush nga ne nuk do donte të ishte në vendin e tij?

Do doja të kisha guximin të fusja makinën time në rërë, ta sistemoja poshtë çadrës dhe të shtriqesha në hije duke parë njerëzit e tjerë që kanë huqe dhe teka të cilat makina fatmirësisht nuk i ka.

Ky burrë është kartolina e një Shqipërie që nuk do të ndryshojë dhe në disa raste nuk do të mendojë.

Dhe unë them se nuk duhet të ndryshojë.

Next Post
Këto janë dy shenjat e horoskopit që nuk do t’i shoqërojë fati gjatë muajit gushtit

Këto janë dy shenjat e horoskopit që nuk do t’i shoqërojë fati gjatë muajit gushtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In