Rusia vijon me shpenzime marramendëse për t’u forcuar ushtarakisht. Së fundmi, Kremlini ka bërë me dije se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re hipersonike.
I pranishëm në këtë iniciativë, Presidenti Putin tha se këtë lloj arme nuk e kapin dot as radërët.
Sipas tij, ajo do të garantojë sigurinë e Rusisë në dekadat që do të vijnë.
Parametrat e armës u verifikuan me sukses gjatë nisjes së saj në bazën raketore në Dombarovskiy, në malet Urale.
Sipas zyrtarëve rusë, ajo arriti të godasë me sukses një objektiv të ndodhur 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.
Presidenti Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit.
Sistemi i ri do të hyjë në shërbim të forcave armatosur ruse vitin e ardhshëm.
/a.rada