Victoria Lopireva ish-Miss i Rusisë u zgjodh si ambasadore e Kupës së Botës, e cila do të mbahet në Rusi në vitin 2018.
Bjondja, një nga femrat më të bukura ruse, u lind në Rostov në Don në 1983. Me profesion është aktore, modele dhe prezantuese e televizionit.
12 vjet më parë u kurorëzua Miss Rusia, dhe në vitin 2008 ka marrë pjesë në versionin rus të “Survivor”. Organizatorët e Kupës së Botës në Rusi thonë se ajo shumë mirë e njeh futbollin.












